/ Χωρίς κατηγορία / E Marta e Madhe

E Marta e Madhe

E Marta e Madhe

 

Të Martën, theksi është në vigjilencën e virgjëreshave të ditura, të cilat, jo si motrat e tyre të marra, ishin gati kur Zoti erdhi tek ato. (Mattheu25:1-12)
 “1Αtëherë mbretëria e qiejve do të ngjajë me dhjetë virgjëresha, të cilat morën llambat e tyre dhe dolën të presin dhëndrin. 2 Edhe nga ato, pesë ishin të mençura dhe pesë të marra. 3 Ato të marrat, kur morën llambat e tyre, nuk morën vaj me vete. 4 Po të mençurat morën vaj në enët e tyre bashkë me llambat e tyre. 5 Edhe si u vonua dhëndri, dremitën të gjitha edhe flinin. 6 Edhe në mes të natës u bë një thirrje: Ja dhëndri tek po vjen; dilni për ta pritur atë. 7 Atëherë, gjithë ato virgjëreshat u ngritën dhe ndreqën llambat e tyre. 8 Po të marrat u thanë të mençurave: Jepnani nga vaji juaj, sepse llambat tona po shuhen. 9 Edhe të mençurat u përgjigjën, duke thënë: Jo, se ndoshta nuk do të na mjaftojë neve dhe juve; po më mirë shkoni tek ata që shesin dhe blini për veten tuaj. 10 Edhe kur po shkonin të blinin, dhëndri erdhi; edhe ato që ishin gati hynë bashkë me të në dasmë, edhe u mbyll dera. 11 Po pastaj vijnë edhe virgjëreshat e tjera, e thonë: Zot, zot, hapna. 12 Por ai u përgjigj e tha: Me të vërtetë po ju them juve, nuk ju njoh.”
 
 
 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 
 
 
E Marta e Madhe