/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalë të urta nga Shën Isaak Siriani

Fjalë të urta nga Shën Isaak Siriani

Fjalë të urta nga Shën Isaak Siriani

 

 Përmbledhje e disa prej mendimeve të Aba Isaak Sirianit, që mirë do të ishte të bëheshin shkak për të parë në mënyrë më shpirtërore gjerat e jetës sonë.

 

 

– Urdhëresat e Zotit janë më të larta nga të gjithë thesarët e botës dhe ai që i ruan ato gjen brenda tyre Zotin.

– Tek njerëzit duket e pështirosur varfëria, por tek Zoti është shumë më tepër i pështirë shpirti krenar dhe mendja arrogante dhe egoiste. Tek njerëzit nderohet pasuria e tyre, por nga Zoti nderohet shpirti i përulur!

– Pronëso ëmbëlsinë e buzëve me fjalët e tua dhe të gjithë njerëzit do t’i kesh miq.

– Duaji mëkatarët, por urrei veprat e tyre dhe mos i injoro për mangësitë e tyre, mos ndoshta dhe ti bie në ngasje me mëkate të ngjashme.

– Studimi i vazhdueshëm i Shkrimeve të Shenjta mbush shpirtin me një admirim të pakonceptueshëm dhe ngazëllim hyjnor.

– Ashtu si hija ndjek trupin dhe mëshira ndjek përulësinë.

– Nëse do t’iu japësh të varfërve jepju nga të tuat, por nëse do që t’iu japësh nga të huajat ta dish se kjo lëmoshë është më e hidhur nga bari i lig.

αρχείο λήψης– Të mos diferencosh të pasurin nga të varfërin dhe të mos duash të dallosh të denjin nga i padenji, por të jenë për ty të gjithë njerëzit njësoj në të mirë.

– Nuk ekziston mëkat i pafalshëm përveç atij që nuk je penduar.

– Shenjtorët nuk kanë kohë që të pushojnë sepse merren me punët shpirtërore.

– I mëshirëshmi është mjek i shpirtit të tij, sepse dëbon nga brenda tij errësirën e pasioneve ashtu siç ndodh me erën e fortë.

– Ai që lavdërohet me meritë, nuk dëmtohet por nëse i duket lëvdatat e ëmbël, është punëtor pa rrogë.

– Të kesh etje për Krishtin që të dehë me dashurinë e Tij.

– Lutja e të përulurit shkon direk nga goja e tij në veshët e Zotit.

– I sëmuri në shpirt që korrigjon të tjerët ngjason me të verbërin që ju tregon rrugën të tjerëve.

– Pendimi është anije, frika e Zotit kapiteni dhe dashuria e Tij porti Hyjonor.

– Rruga e shenjtë e Zotit është themeli i çdo virtyti, është kreshma dhe pagjumësia bashkë me gadishmërinë dhe lutjen.

– Mos ki frikë nga ngasjet sepse nëpërmjet tyre gjen të mira të çmuara. Lutu që të mos hysh në ngasjet shpirtërore por për truporet të përgatitesh me të gjithë fuqinë tënde sepse pa ato nuk mundesh të afrohesh tek Zoti, brenda tyre është e vendosur prehja hyjnore. Ai i cili shmang ngasjet e hidhërimeve dhe jo të dëshirave, shmang virtytin.

-Nga fjalët e tepërta konfuzohet dhe mendja më logjike.

Si përfundim sot që të gjithë njerëzit merren me shumë punë dhe nuk kanë kohë që të lexojnë dhe të studjojnë libra shpirtërorë, në të kundërt kanë kohë që të konsumojnë orë të pafundme para televizionit me biseda të kota dhe fjalë boshe mendoj dhe pyes secilin nga ju – Mos ndoshta është koha që të kalojmë pak më tepër në mënyrë shpirtërore kohën tonë?

 

Përktheu

Themistokli Bambulla

Teolog Psikopedagog

http : foniortodoksonkoritsas. org

Fjalë të urta nga Shën Isaak Siriani