Shpjegimi i Misterit te Pagëzimit
Nëpërmjet veprimit të Shpirtit të Shenjtë,nuni bëhet në pagëzim “At Shpirtëror “,sepse shpirti është mbi mishin.Kështu nunët bëhen më të afërt me fëmijën e pagëzuar sesa prindërit e tij natyralë.Nunët në pagëzim bëhen garantë tek Krishti që fëmija do të rritet dhe edukohet në besimin e krishterë ordodoks.Për këtë , ata janë përgjegjës para Perëndisë.Kisha preferon një nun dhe një nune për cdo shpirt të pagëzuar.Por megjithatë,edhe një nun ortodoks është mjaft për një djalë dhe një nune ortodokse për një vajzë.
EGZORCIZMAT
Lutjet e para janë një formë e shkurtër por e vecantë egzorcizmash,bërë për të “përzënë çdo frymë të ligë dhe të ndyrë që fshihet dhe ka bërë fole “në zemrën e atij që do të pagëzohet.Pastaj,duke u kthyer me fytyrë nga ” perëndimi “,që përfaqëson errësirën,injorancën dhe të keqen, nuni mohon satanain, princin e errësirës “dhe gjithë engjëjt e tij, dhe gjithë veprat e tij,dhe gjithë shërbimet e tij,dhe gjithë krenarinë e tij”.
BASHKIMI ME KRISHTIN
Mbas mohimit të satanait të gjithë kthehen me fytyrë bag “lindja”,burimi i dritës,diturisë dhe mirësisë dhe nuni pohon publikisht bashkimi ne tij me Krishtin, Diellin tone te Dritës dhe të Diturisë ,i cili vjen tek ne nga “Lindja e të Lartave”.
BESORJA
Mbas pohimit të bashkimit me Krishtin thuhet Besorja,si simbol i besës për të krishterët ortodoksë.Duke thënë nuni Besoren,rrëfen besën e vërtetë në Zotin Krisht.
HEQJA E RROBAVE
Nga të gjithë krijesat e Zotit vetëm njeriu vesh rroba,si shenjë e natyrës së tij të rënë dhe mëkatare.Prandaj heqja e rrobave të katikumenit(atij që do të pranohet në familjen e Krishtit) është simbol i zhveshjes së njeriut të vjetër (Adamit) dhe jetës së tij mëkatare (Rom.6:4, 6),si dhe heqjes së fletëve të fikut ( Gjen.3:7) , është simbol i heqjes së petkut tonë të mjerimit dhe përgatitjes për tu veshur me petkun e lavdisë(Gjen.2:25).
LYERJA ME VAJIN E SHENJTË
Vaji i Shenjtë është vaj ulliri i pastër e i bekuar dhe është përdorur kryesisht në lidhje me shërimin Hyjnor dhe me Shenjtërimin.Është shenja e dukshme e hirit dhe shërimit të trupit dhe shpirtit,restaurimi i shëndetit dhe falja e mëkateve (Mark. 6:13, 16:18; Jakovi. 5:4).Ky vaj gëzimi është dhurata e Shpirtit të Shenjtë dhe simbolizon mëshirën e Perëndisë.”Ju keni të lyer prej Shenjtit dhe i dini të gjitha……. dhe të lyerët që muartë nga Ai mbetet ndër ju!(Joani 2:20, 27)
UJI I SHENJTË OSE UJI I BEKUAR
Nga uji i bekuar vijne shumë të mira.Uji i Pagëzimit është ujë i pastër i bekuar dhe që përdoret kryesisht për qëllim bekimi,pastrimi,shëndeti dhe shenjtërimi.
Ata që zhyten në Ujin e Shenjtëruar me besë,fitojnë pastrimin dhe Shenjtërimin e shpirtit dhe trupit,shërim nga vuajtja,faljen e mëkateve dhe çdo gjë që duhet për shpëtimin dhe jetën e pasosur.Nëse njeriu nuk lind prej uji dhe prej Fryme,ai s’mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë !(Joani 3:5)
Shpjegimi i Misterit te Pagëzimit