/ Jeta Liturgjike / Kryqi Vazhdimi nr 2

Kryqi Vazhdimi nr 2

 

Kryqi Vazhdimi nr 2

 

Veçse, pas këtyre, me të drejtë na lind pyetja: Nëse shenja e Kryqit ka kaq hir edhe fuqi, përse nuk mund të shijojmë edhe ne, të gjithë, bekimet dhe dhuratat e tij? Përgjigjja nuk është e vështirë: Ngaqë nuk e përdorim saktë, ashtu siç duhet, siç do Perëndia dhe Kisha. Në mënyrë treguese do të referohemi vetëm në katër shkaqe:

  1. a)  Ndoshta, ngaqë jemi besëpakë dhe të vakët. Nuk e bëjmë shenjën e Kryqit me besim të gjallë te Zoti i kryqëzuar dhe te fuqia e hirit të Kryqit të Tij.
  2. b) Ndoshta, ngaqë nuk kemi përulësi. Rrjedhimisht, nëse Zoti aktivizon fuqinë e shenjës së Kryqit të Tij, ka rrezik të biem në fodullëk, duke konsideruar rrjedhojat e kësaj fuqie hyjnore si arritje tonat.
  3. c)  Ndoshta, nga zemërgurësia, mëkati dhe mospendimi ynë. Siç thotë në mënyrë karakteristike Shën Kozmai i Etolisë ose i Kolkondasit, “duhet të kemi dorën tonë të pastër nga mëkatet dhe të papërlyer dhe, atëherë, kur bëjmë Kryqin, djalli shkrumbohet edhe ikën. Po qe se jemi të molepsur me mëkate, Kryqi që bëjmë nuk zihet …[dhe atëherë] demonët nuk frikësohen”.
  4. d)  Së fundi, ndoshta, ngaqë shenjën e Kryqit nuk e bëjmë saktë, me mënyrën që na e ka dorëzuar Kisha jonë e shenjtë, duke ofenduar kështu shenjtërinë e tij dhe vetë Zotin. Tek kjo e fundit duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Jashtëzakonisht shumë. Të gjithë ne, klerikë, murgj dhe laikë, kush më shumë e kush më pak, jemi fajtorë për bërje të pakujdesshme apo mekanike, apo edhe joshpresëtare të shenjës së Kryqit mbi trupin tonë. Disa lëvizin dorën nxitimthi mbi gjoks, apo edhe në ajër, pa prekur fare trupin e tyre, herë duke formuar trekëndësh ose X dhe herë të duket se i bien kitarës. Si mund të karakterizosh një lëvizje të tillë, të kotë dhe të pakuptimtë, që prek caqet e blasfemisë? E rëndë, por ama e vërtetë është fjala e Shën Krisostomit (Gojartit) që thotë se vetë djalli lëviz dorëne këtyre të krishterëve të pakujdesshëm, për të përqeshur simboline tërëshenjtë të Kryqit të nderuar dhe për të ndëshkuar vetë ata.

    Disa të krishterë bien përsëri në një gabim tjetër. Janë ata që vijnë në kishë, që qëndrojnë zakonisht në vende të dukshme dhe aty, përpara të gjithëve, në demonstrim të shurdhët, thyejnë mesin në metani të thella, shtrijnë duart andej – këtej në mënyrë të pakontrolluar dhe bëjnë shumë herë shenjën e Kryqit, me lëvizje të tepërta, pa takt, ndonjëherë madje edhe qesharake…

    Ka edhe një kategori të tretë të krishterësh, të cilët evitojnë plotësisht të bëjnë shenjën e Kryqit dhe sidomos publikisht. Janë ata që kanë turp të pohojnë besimin e tyre te Krishti dhe te Kryqi i Tij. I tremben ironisë, përçmimit, talljes së njerëzve të botës. Siç shkruan Shën Joan Ungjillori, “duan lavdinë e njerëzve më tepër se lavdinë e Perëndisë” (Joan 12:43). Nëse u përkasim këtyre, le të kujtojmë porosinë e apostullit të shenjtë, Pavli, “mos u bëni në një formë me këtë jetë” (Rom. 12:2), si edhe paralajmërimin serioz të vetë Zotit,“Kushdo, pra, që të më pohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta pohoj atë përpara tim Eti që është në qiej. Po kush të më mohojë përpara njerëzve, do ta mohoj edhe unë atë para tim Eti që është në qiej” (Matth.10:32-33). Dhe, përtej këtyre, le të ndërgjegjësohemi se privojmë veten tonë nga një armë e tërëfuqishme kundër tundimeve, pasioneve, sëmundjeve dhe demonëve. Le të vëmë re çfarë na këshillon Shën Kirilli i Jerusalemit: “Të mos kemi turp për Kryqin e Krishtit. Dhe, nëse tjetri ka turp dhe e fsheh, ti bëje Kryqin tënd hapur, për ta parë demonët këtë shenjë të mbretit Krisht dhe të ikin larg, duke u dridhur. Madje, bëje shenjën e Kryqit shpesh, kur ha, kur pi, kur rri, kur shtrihesh, kur ngrihesh, kur flet, kur ecën, me një fjalë, në çdo rast. Sepse, ai që kryqëzohet këtu në tokë, shpirtërisht gjendet lart në qiell… Mbrojtja është e madhe. Falas e marrin të varfrit dhe pa mund të sëmurët, sepse hiri i tij vjen nga Perëndia. Është shenjë e besimtarëve dhe tmerr i demonëve”. Por si do të bëhet shenja e Kryqit mbrojtje edhe për ne? Si do të bëhet ai tmerr për demonët në duart tona? Nëse do ta bëjmë saktë. Nëse do ta bëjmë ashtu siç na e dorëzon dhe na e mëson Kisha jonë e Shenjtë – me besim, devocion, ndjenjë, hijeshi, përulësi dhe takt.

    Domethënë, si? Fillimisht, bashkojmë tre gishtërinjtë e parë të dorës së djathtë, duke pohuar kështu besimin tonë në njëPerëndi, që është njëkohësisht treIpostase, tre persona – Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, të njëqenshëm, të bashkuar ndërmjet tyre “pandashëm” dhe “papjesëtueshëm”. Dy gishtërinjtë e tjerë, që takojnë tek pëllëmba, simbolizojnë dy natyrat, dy vullnetet dhe dy energjitë e Zotit tonë; hyjnoren dhe njerëzoren. Në këtë mënyrë bëjmë një pohim simbolik të besimit tonë orthodhoks, bazat dhe themelet e të cilit i përbën dogma triadike dhe kristologjike. Pastaj sjellim dorën në ballë, zonën trupore të funksionimit mendor, duke treguar kështu se e duam Perëndinë me gjithë intelektin tonë dhe se i kushtojmë Atij të gjitha mendimet tona. Pastaj dora vjen në bark. Kështu, deklarojmë në mënyrë simbolike se i kushtojmë Zotit të gjitha dëshirat dhe ndjenjat tona. Së fundi, sjellim dorën te supet, në fillim te i djathti dhe pastaj te i majti, duke pohuar kështu se edhe çdo aktivitet i ynë trupor i përket Atij.

    Një interpretim tjetër plotësues, më se teologjik në thjeshtësinë e vet, na jep Shën Kozmai i Etolisë ose i Kolkondasit në mësimin e tij të pestë: “Dëgjoni, të krishterë të mi, se si duhet të bëhet Kryqi dhe çfarë kuptimi ka ai. Ungjilli i Shenjtë na thotë se Shën Triadha, Perëndia, lavdërohet më tepër nga engjëjt në qiell. Çfarë duhet të bësh edhe ti? Bashko të tre gishtërinjtë e tu të dorës së djathtë dhe në pamundësi për t’u ngjitur në qiell që të falesh, vë dorën tënde te koka jote, sepse koka është e rrumbullakët dhe paraqet qiellin, dhe thuaj me gojë: Ashtu si lavdëroni ju engjëjt Shën Triadhën në qiell, ashtu edhe unë, si shërbëtor i padenjë, lavdëroj dhe i falem Shën Triadhës. Dhe ashtu si këta gishtërinj janë tre, janë të veçantë, janë edhe bashkë, ashtu është edhe Shën Triadha, Perëndia, tre persona dhe një Perëndi i Vetëm. Ul dorën tënde nga koka, dhe e vë në barkun tënd dhe thua: Të falem dhe të adhuroj, Zoti im, që pranove dhe u trupëzove në barkun e Hyjlindëses për mëkatet tona. E vë pastaj në supin tënd të djathtë dhe thua: Të lutem, Perëndia im, të më falësh dhe të më vësh në të djathtën tënde me të drejtët. Duke e vënë pastaj në supin e majtë thua: Të lutem, Zoti im, mos më vë në të majtë me mëkatarët. Pastaj, duke u përkulur poshtë

Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 2006

http://orthodoxalbania.org/në dhe thua: Të lavdëroj, Perëndia im, të falem dhe të adhuroj, sepse, ashtu si u vure Ti në varr, ashtu do të vihem edhe unë. Dhe, kur ngrihesh drejt, tregon Ngjalljen dhe thua: Të lavdëroj, Zoti im, të falem dhe të adhuroj, që u ngjalle së vdekurish për të na falur jetën e përjetshme. Ky është kuptimi i Kryqit të Tërëshenjtë”.

* * *

    Siç konstatojmë nga sa thamë më lart, shenja e Kryqit mbyll në vetvete të gjitha ngjarjet shpëtimtare që ekonomizoi dashuria e pafundme e Perëndisë për njeriun “e rrëzuar”. Pikërisht për këtë arsye është shenjë shpëtimtare, shenjë jetëdhënëse, shenjë shenjtëruese,“armë fitimtare” (Shën Sofroni i Jerusalemit), “mbrojtës nga të këqijat” (Shën Grigori i Nissës), “kapital i gjithë të mirave” (Shën Joan Gojarti) për të krishterët. Le ta përdorim, pra, sa më shpesh që të mundemi, duke shenjtëruar me të çdo aspekt të jetës sonë të përditshme dhe shpirtërore.

 

Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 2006

http://orthodoxalbania.org/

 

Kryqi Vazhdimi nr 2