E Diela e Dafinave
Μateut 21: 1-11, 15-17
Εdhe kur u afruan në Jerusalem, dhe erdhën në Betfagji pranë Malit të Ullinjve, atëherë Jisui dërgoi dy nxënës, 2 duke u thënë: Shkoni në fshatin përballë jush, edhe menjëherë do të gjeni një gomare të lidhur dhe një pulisht bashkë me të; edhe si t’i zgjidhini, m’i sillni. 3 Edhe në u thëntë gjë juve ndonjë njeri, do të thoni se Zoti ka nevojë për atë; edhe menjëherë do t’i dërgojë.
4 Edhe gjithë kjo u bë që të përmbushet ç’është thënë me anë të profetit, 5 që thotë: “Thuajini bijës Sion: Ja mbreti yt tek po të vjen i butë dhe hipur mbi gomare dhe mbi pulisht, i vogli i një kafshe barre”.
6 Edhe nxënësit, si shkuan, dhe bënë siç i urdhëroi Jisui, prunë gomaren dhe pulishtin. 7 Edhe vunë mbi ata rrobat e tyre edhe e hipënatë sipër tyre. 8 Edhe më e shumta e turmës shtruan rrobat e tyre në udhë; edhe të tjerë këputnin degë pemësh e i shtronin në udhë. 9 Edhe turmat që paraprinin dhe ata që vinin prapa thërritnin, duke thënë: Hosana birit të Davidit. I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit. Hosana në më të lartat. 10 Dhe kur ai hyri në Jerusalem, u tund tërë qyteti duke thënë: 11 Cili është ky? Edhe turmat thoshin: Ky është Jisui, profeti, nga Nazareti i Galilesë.
15 Po kryepriftërinjtë dhe shkruesit, kur panë çudirat që bëri, edhe djemtë duke thirrur në tempull e duke thënë: Hosana birit të Davidit, u zemëruan dhe i thanë atij: Dëgjon se ç’thonë këta? 16 Edhe Jisui u thotë: Po. Kurrë s’keni lexuar “Se nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave përsose lëvdim”?
17 Edhe si i la ata, doli jashtë qytetit, në Betani, edhe atje e kaloi natën.
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/
E Diela e Dafinave