/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Shërimi i Aleksandrës

Shërimi i Aleksandrës

 

Shërimi i Aleksandrës 

 Shën Serafimi vazhdonte të shëronte sëmundje trupore.
Në 11 Qershor 1827 shëroi Aleksandra Bartholomeun. Ishte 22 veç dhe kishte dy fëmijë. Në 6 Prill 1826, dita e festës së krahinës u khthye nga Liturgjia Hyjnore, hengri dhe doli te shëtiste me bashkëshortin e saj.Papritmas ndjeu marrje mendsh dhe të fikët. Burri me zor e shpuri në shtëpi. Atje ra përdhe dhe e zunë të dridhura dhe i ra të fikët. Pas gjysëm ore erdhi në vete, por i kërcisnin dhëmbët dhe si një e demonizuar griste dhe shqyente rrobat. Njëherë në gjashtë muaj pushtohej nga krizat e epilepsisë por këto kriza nuk ishin të së njëjtës shkallë. Në fillim ajo u mundua që të shkojë në shumë mjek të famshëm duke shpenzuar shuma të mëdha por pa asnjë rezultat. Në një uzinë afër shtëpisë së saj shërbente si mjek një njeri mjaft i zoti por kurat që ky i dha nuk dhanë rezultat.Pasi ky e vizitoi i tha:MNga njerëzit mos prit që të gjesh shërim. Duhet ti lutesh Perëndisë dhe ti kërkosh ndihmë që të shërohesh. E sëmura kur dëgjoi këto fjalë u zhgënjye. Natën e 11 Qershorit pa në ëndër një grua me sy të zgavërta që i tha:”Përse vuan kaq shumë dhe kërkon një mjek që të shërohesh”? Aleksandra e trembur nisi të lutet e të bëjë kryqin. “Mos kij frikë – i tha gruaja – edhe unë jam një njeri si ty por
vetëm i përkas atyre që kanë fjetur. Çohu nga krevati dhe shko në manastirtin e Sarovit për të takuar at Serafimin që të pret nesër për të të shëruar.
– Cila je ti dhe prej nga vjen? – guxoi ta pyeste e sëmura.
– Jam Aleksandra, igumenja e parë e manastirit të Divejevos.
Në mëngjes të afermit e Aleksandrës mbrehën kuajt dhe bashkë me të shkuan në Sarov.Aleksandra nuk mund t’i rezistonte një udhëtimi kaq të gjatë dhe shpeshë herë i binte të fikët dhe e zinin të dridhurat. Arritën në manastir në çastin kur po shtrohej tryeza e drekës. At Serafimi ndodhej në qeli dhe nuk pranonte asnjë vizitor por kur mbërriti e sëmura dhe trokiti ai doli dhe e ftoi që të futej brenda. Ai vuri petrahilin, u lut, i dha të pinte Ajazmë së bashku me një copë naforë dhe 4 kokrra sheqer.
“Të hash përditë një kokërr sheqeri dhe duhet të pish gjithnjë ujë të bekuar. Tani të shkosh në manastirin e Divejevos, në varrin e shërbëtores së Perëndisë Aleksandra dhe bëj metani sa të duash. Kur të largohesh merr me vete edhe pak dhe nga varri i saj sepse Aleksandra vuan bashkë me ty. Kur të ndjesh mërzi, lutu”.
“At Serafim kujtomë edhe mua në lutjen tënde dhe lutu për mua mëkataren që të mos më zhytë prapë në dëshpërim armiku i Perëndisë”.
Atë çast gruaja ndjeu ti largohej dobësia trupore që e mundonte më parë. Ndjeu që u shërua dhe më vonë lindi katër djem dhe pesë vajza.
Burri i saj kujton: “Emrin e At Serafimit e ruaj thellë në zemrën time dhe e quaj njeri të shtëpisë.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

Shërimi i Aleksandrës