/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mendimet e këqija

Mendimet e këqija

 Mendimet e këqija

 

 

Duhet të përpiqemi që të jemi të pastër nga mendimet e këqija, veçanërisht atëherë kur i lutemi Perëndisë, sepse midis aromës së mirë dhe kundërmimit të qelbur nuk ka asnjë lloj lidhje.
Për këtë arsye duhet të ndalojmë ngacmimin e parë të mendimeve mëkatare dhe të dëshirave dhe ti largojmë nga zona e zëmrës sonë. Për sa kohë që bijtë e Babilonës janë fëmijë, d.m.th.dëshirat dhe mendimet e keqija duhet t’i godasim dhe t’i shkatërrojmë me gurë, d.m.th. në Krishtin. Në mënyrë të veçantë duhet të luftojmë tre pasione: grykësinë, argjend-dashjen,lavdi-dashjen. Me këto tre pasione djalli donte të tundonte edhe vetë Zotin në shkretëtirë. Djalli rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkullën e tij dhe na ngre në mënyrë të pabesë kurthet e mëndimeve të këqia. Ne, sapo ti vëmë re, duhet që t’i shkatërrojmë me armët tona që janë lutja dhe mendimet e mira të dobishme.
Që mendja të jetë një vend së bashku me zemrën gjatë kohës që thuhet lutja dhe që të mos përzihet aroma e temjamit të lutjes me të kundërmimit të mendimeve të këqija duhet bërë një përpjekje e madhe. Zoti ka neveri për zemrat që kanë mendime të këqija. Ligji i Perëndisë na thotë: “Nuk do të punosh njëkohësisht me një kah dhe një gomar”, d.m.th. mos u lut atëherë kur mendja jote është e robëruar nga mendimet e këqia apo edhe nga mendimet e mira.
Le të imitojmë Davidin që thotë: “Çdo mëngjes do të asgjesoj të gjithë armiqtë e vendit për të ç’rrënjosur nga qyteti i Zotit të gjitha ata që kryejnë paudhësi”. Nga ligji i Moisiut ishte e ndaluar që të hynte një person që ishte i pa pastër në qytetin e Zotit. Ky qytet jemi ne, Jerusalemi është brenda nesh. Mëkatarët e tokes janë mendimet e këqia tinzare që duan te hyjnë në zemrat tona.
Le të thërresim së bashku me Davidin ndaj Zotit: “Shpëto jetën time nga rreziqe të kurdisura nga ata” dhe “shpërdai popujt që kënaqen duke bërë luftë’’ që të dëgjojmë “Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova”. Pa pushim, natë e ditë duhet të biem me lotë përpara Mirësisë sëTij që të pastrojë zemrën tonë nga çdo mendim i keq. Kështu do të mund të ecim siç duhet në rrugën e thirrjes tonë dhe t’i blatojmë me duar të pastra Perëndisë frytet e shërbimit tonë.
Fryma e ligë vetem tek ata që jetojnë nën zgjedhën e pasioneve mund te ketë fuqi. Ata që jane të pastruar nga pasionet vetëm sa i ngacmon në sipërfaqe.
 
 
 
 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

Mendimet e këqija