/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

Zbritja e Shpirtit të  Shenjtë

 

Me zbritjen e Shpirtit të Shenjtë kremtojmë krijimin e Kishës,kreu i të cilës është Krishti.Dhe nuk mund të jetoj,të ekzistoj dhe të funksionoj  Kisha pa Shpirtin e Shenjtë,i cili zbriti dhe që atëherë qëndron në Kishë.Por ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur.Merremi me shumë gjëra,të tjera interesa mbushin jetën tonë të përditshme dhe kjo temë ngelet disi e “huaj” për ne.Të mendojmë dhe të reagojmë me seriozitet,sinqeritet dhe ndershmëri.”Eshtë e vërtet o Zot që Ti pësove,u ngjalle dhe u ngjite në qiell pikërisht për të na dërguar  Shpirtin e Shenjtë .Të vij brënda shpirtit tonë  duke na ndihmuar në veprat tona që  c’do njëri nga ne të të    përngjajë o Zot  dhe  të ketë një  jetë hyjnore ashtu si jeta jote.Le të pendohemi dhe të përulemi.Të clirohemi nga gjërat që  na mbajë lidhur dhe të ndjekim pas Zotin ashtu si  Shenjtorët. Të besojmë dhe mos të tëhiqemi deri sa të ndjejmë në shpirtin tonë këtë cudi.
Ne e kemi brenda vetes Shpirtin e Shenjtë nëpërmjet misterit  të pagëzimit dhe misterit të mirosjes dhe gjatë mistereve në të cilat marrim pjesë.Por sa vepron tek ne?! Ndoshta nuk vepron?! Prandaj  për ne Pendikosti është “të zgjohemi dhe të kërkojmë me zell veprën e Shpirtit të Shenjtë brënda shpirtit tonë.Kur Zoti të shohë se ne e kerkojmë Shpirtin e Shenjtë do ndezi brenda nesh këtë zjarr duke filluar një jetë të re me Shpirtin e Shenjtë  ashtu si nxënësit e Krishtit.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses ”

 

Zbritja e Shpirtit të  Shenjtë