Tregime dhe histori nga jeta tjetër
1) Vizion i habitshëm i një të krishteri shpresëtar dhe mëshirues
Një njeri i martuar me fëmijë dhe shërbëtorë, dhe pasuri të madhe, ishte shumë mëshirues dhe mikpritës. Një natë pasi hëngri u shtri për të fjetur dhe në mëngjez e gjetën të shtrirë në tokë, të ftohtë akull, sikur të ishte i vdekur. Njerëzit e tij e morrën, e vunë brenda dhe përpiqeshin ta sjellin në vete, por kot lodheshin. Pas shumë ditëve erdhi në vete edhe njerëzit e tij filluan ta pyesin se çfarë i ndodhi dhe ku ishte kaq kohë i vdekur. Ai nuk përgjigjej; vetem qante i pangushëlluar dhe papushim, dhe deri në vdekjen e tij nuk i tha asgjë askujt. Kur pa që po i afrohej fundi thirri birin e tij dhe i tha këto fjalë para të gjithëve:
«I dashur, biri im, po të jap këtë porosi të fundit në formë urdhëri, dhe të urdhëroj ta zbatosh rreptësisht sa të mundesh. Të mëshirosh të varfërit dhe të kesh shumë simpati për të huajt dhe kalimtarët. T’i presësh në shtëpinë tënde me dashuri të madhe dhe të sinqertë, të jesh i gatshëm t’u shërbesh dhe t’u japësh plot ndihma, aq sa t’u duhen, aq sa kanë nevojë, siç më ke parë edhe mua gjatë gjithë jetës time. Sepse mikpritja është më e mirëpritura nga Perëndia në krahasim me të gjitha virtytet e tjera dhe ai që e zbaton rregullisht, për dashurinë e Perëndisë, gjen shpërblim të madh në Mbretërinë e Tij Qiellore. Edhe që të viheni në lëvizje gjithë ju njerëzit e mi në veprimin e mirësisë dhe të simpatisë për të huajt dhe të varfërit, këtë ditë që është e fundit për mua do t’ju tregoj vizionin e tmerrshëm që kam parë atëhere, kur më keni gjetur si të vdekur para ca vitesh, poshtë në dyshemenë e shtëpisë sonë.
E dini se që në rininë time kisha shumë shpresëtari dhe respekt tek e Tërëshenjta Hyjlindëse dhe përditë i lexoja lavdërime dhe urata. Për këtë dëshirën time dhe për dashurinë që kisha me gjithë shpirtin dhe zemrën time, më bëri të denjë Zoti, që të shijoj shumë dhurata dhe hire me ndërmjetimet e Saj; por sidomos për simpatinë që kisha për të varfërit dhe të huajt, duke i pritur secilin me dashuri dhe duke i dhënë me bollëk aq sa i duheshin.
Atë natë që pash vizionin, dëgjova një zë që thiri emrin tim duke më thenë: «Ngrehu nga krevati dhe hajde pas meje». Kur u ngrita më kapi me zor ai që më thiri dhe më çoi në një livadh(kullotë). Atje ai u zhduk edhe unë duke mos ditur ç’të bëj, dëgjova pas meje papritur zëra të forta dhe rrëmujë të madhe. Kur ktheva kokën mprapa shikoj një mori demonësh që vinin drejt meje të më përpijnë si egërsira. Unë, kur i pashë, fillova të vrapoj me sa fuqi kisha drejt një shtëpie që dukej atje dhe kur arëita, hyra brenda dhe mbylla derën. Por ata e thyen dhe hynë me zor brenda që të më marëin. Por, që të kuptosh më mirë dëgjo edhe këto: Kanë kaluar tani tre vjet që kur morra këtu në shtëpinë tonë një të huaj. Ishte darka e festës së Gjithë Shenjtorëve. Kur arrita në shtëpi bashkë me të huajin, atje gjeta edhe një tjetër të huaj, që e kishte mbajtur nëna jote, se i kisha dhënë urdhër që të presë secilin si engjëll Zoti dhe pas pak pruri edhe një tjetër vëllai yt. Ardhja e të treve më gëzoi jashtëzakonisht shumë se më dukej sikur i shërbeja Shën Trinisë. Sipas zakonit tonë i prita me të gjitha të mirat aq sa ishte fuqia ime.
Tani vazhdojmë përsëri me vizionin tim: kur hynë brenda demonët, fillova t’i thërres Zotit të më ndihmojë me ndërmjetimet e të Përmbibekuarës Nënës së Tij. Atëherë shikoj tre burra të pashëm që më thoshin: «Mos u trëmb se ne erdhëm të të ndihmojmë». Pasi ndoqën demonët më pyetën nëse i njihja. Unë u thash: – Jo, Zotërinjtë e mi nuk ju njoh. Ata më thanë: «Ne jemi ata tre të huajt që ke pritur dikur në shtëpinë tënde me zemër Abrahami, dhe na dërgoi Zoti që të të ndihmojmë, të të shpërblejmë për dashurinë e madhe që tregove, dhe ja se si të shpëtuam nga duart e demonëve». Si thanë këto fjalë u larguan.
Unë falënderova Perëndinë dhe nga frika se mos më ngasin përsëri qendrova pak brenda në atë shtëpi. Pas pak bëra kryqin dhe dola me shpresë tek Zoti. Pasi eca pak, pashë se vinin demonët pas meje duke i thënë njeri – tjetrit: «Ecni, vraponi ta kapim se mos na ikën». Unë u tremba shumë dhe duke e shtuar vrapin iu drejtova Hyjlindësës: «E Terëshenjtë Hyjlindëse, më ndihmo». Në këtë mënyrë, duke vrapuar arrita në një lumë të zjartë që ishte plot me gjarpërinj edhe egërsira të tjera të Hadhit. Trupi i tyre ishte i tëri i futur nëpër flakë, dhe vetem goja e tyre ishte jashtë e hapur, sikur kishin uri dhe donin të më përpinin. Demonët që më ndiqnin, më thoshin të bie brenda në lumë, përndryshe do më hidhnin ata. Unë atëherë shikoja përreth, nëse ekziston ndonjë rrugëdalje tjetër dhe ndërkohë shikoj një urë të ngushtë sa një pëllëmbë dhe kaq të lartë sa më dukej sikur arrinte në qiell. Pa ditur se ç’të bëja nga këto të treja, d.m.thenë të bie në lumë ku u trembesha zjarrit dhe dragojve, të qëndroj nën pushtetin e demonëve që ishte më keq apo të ngjitem në urë? Preferova të tretën. Kështu ngjitja shkallët një e nga një me shumë frikë dhe rrezik të madh se mos bie brenda në zjarr. Demonët dinakë më ndiqnin me zëra dhe kërcënime. Kur isha në majë të urës, më arriten demonët edhe unë atëhere me shpresa të humbura iu drejtova përseri Hyjlindësës: « E Tërëshenjtë Hyjlindëse, ndihmomë». Atëherë u gjend përpara meje Mëshirëplota Nëna e mëshirës dhe më dha dorën e Saj të djathtë duke më thenë: «Mos u trëmb shërbetori im i dashur. Meqenëse ti më lexove lavdërime dhe urata dhe doje të varfërit, vëllezërit e paktë të Birit dhe Zotit tim, prandaj erdha edhe unë të të ndihmoj tani që ke nevojë». Si më tha këto më mbajti nga dora dhe… për çudi! në një moment më pruri në shtëpinë time dhe hyri shpirti im në trupin tim, kurse ju kujtonit se kisha vdekur.
Pra, biri im, të mos harosh kurrë edhe ti këtë shërbim për Nënën e të Tërëfuqishmit Perëndi, të Tërëshenjtën Hyjlindëse, por në çdo kohë ta hymnizosh, ta lavdërosh, siç duhet dhe siç bëja edhe unë babai yt deri tani. Kështu do ta kesh krahë në çdo nevojë. Kjo është porosia e parë që të le. E dyta siç të thash pak më parë, ndihmo sa të mundesh, të duash të huajt, të varfërit, vejushat, jetimet t’u japësh të gjitha të domosdoshmet, nëqoftë se do që të shijosh në këtë botë çdo të mirë dhe në të ardhmen të trashëgosh edhe Mbretërinë e përjetëshme të Perëndisë».
Pasi u tha këto të pranishmëve, të lavdërojnë Nënën e Perëndisë dhe të ndihmojnë të varfërit dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë në duart e Perëndisë. Biri i tij duke kujtuar gjatë gjithë jetës së tij këshillat atërore, kishte një jetë të rregullt dhe pas fundit të jetës së tij në tokë u bë i denjë i jetës së përjetëshme.
Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV
Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»