Mbledhja e Apostujve
Matth 9:36,10:1-8)
2 Edhe emrat e të dymbëdhjetë Apostujve janë këto: i pari, Simoni, i quajtur Pjetër, edhe Andrea, vëllai i tij; Jakovi i Zevedheut edhe Joani vëllai i tij; 3 Filipi dhe Bartolomeu; Thomai edhe Mathe tagrambledhësi; Jakovi i Alfeut edhe Leveu i mbiquajtur Tadé; 4 Simon Kananeasi edhe Juda Iskarioti, i cili edhe e tradhtoi atë.
5 Këta të dymbëdhjetë dërgoi Jisui, pasi i porositi ata, duke thënë: Në udhë kombesh mos shkoni, edhe në qytet samaritanësh mos hyni; 6 por shkoni më tepër nëpër dhentë e humbura të shtëpisë së Izraelit. 7 Edhe duke shkuar, predikoni duke thënë se u afrua mbretëria e qiejve. 8 Shëroni të sëmurë, pastroni lebrozë, ngjallni të vdekur, nxirrni demonë; falas morët, falas jepni.
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/