/ Problematika Moderne / Hevi-metal

Hevi-metal

Hevi-metal

 

Temat më  të dashura të Heavy- Metal janë :Satanai,vdekja ,epshi erotik me të vdekurit dhe shumë të tjera të përngjashme  me to.Këngëtarët dhe grupi Heavy – Metal  patën sukses  sepse kapën pulsin e rinisë.Një rënie neglizhente kundrejt Perëndisë,pa ideale, dhe pa pikësynime.Një rini e cila nuk ka ngritje shpirtërore,por vetë shturje dhe rënim. Dhe natyrisht në këtë ndihmon shumë Heavy -Metal,duke dhënë zgjidhje të fatale në problemet e tyre si: Poshtë martesa- pro lidhjeve të lira.Poshtë  gruaja- pro vetes sime.Poshtë problemet e jetës-pro vetëvrasjes, poshtë jeta -pro vdekja, poshtë Perëndia -pro djalli.
Goditjet  ritmike  të forta të Heavy -Metal krijon  tek të rinjtë karakter  metalik, të ashpër, të pamoralshëm, të ngjashëm me xhindet.Vargjet e muzikës së tyre  flasin për narkotikë dhe i drejton të rinjtë  drejt përdorimit të  tyre.
Muzika rok është në kundërshtim me Krishtërimin.Krishtërimi  e dënon mëkatin,ndërsa muzika rok Jo vetëm e pranon, por e mburr, jeton me të dhe për të.
Duke analizuar vargjet e muzikës rok shohim  të shfaqen magjistarë,të vdekur, fantazma,, magji të zeza dhe të bardha dhe shumë gjëra  të tmerrshme.Simboli i kokës së  cjapit i përket satanait,simbolizon satanain.Kthimi përmbys i trekëndëshit  me dy brinjë është deformimi i simbolit të Trinisë Shenjtë .Ylli  5 cepësh  dy prej të cilëve janë të drejtuar nga poshtë,simbolizon djallin me krahë dhe këmbë të hapura.
Ylli me 6 cepa me dy trekëndësha me dy brinjë  simbolizon magjinë e bardhë dhe të zezë.
Ylli me 8 cepa,simbolizon katasrofën dhe c’rregullimin,duke zëvendësuar kështu harmoninë me haos.Simboli satanik i treshes së brendëshme, era ,toka, zjarri simbolizohet me lidhjen e tre rrathëve.
Dy gishtat e dorës, gishti tregues dhe gishti i vogli, të ngritur dhe të hapur në koncertet rok simbolizojnë satanain dhe brirët e tij.Rrethi magjik,për të kapur magjitë dhe profecitë e magjistarëve.Kryqi është një  modë në veshët, në qafë dhe në veshjet e këngëtarëve të muzikës rok sepse nuk e besojnë.Ata e urrejnë sakrifikimin e Krishtit.
Në shumicën e rasteve,grupet ose këngëtarët e muzikës rok janë anëtar të kishës satanike.Shumë prej ritualeve që ata kryejnë kur bëjnë një disk,përmbajnë sakrifica njerëzore.
Të dashur vëllezër,kur sjellim në shtëpi një disk të tillë të mbushur me magji padyshim sjellim në shtëpinë tonë djallin.Ndaj mos u habitni nëse ndodhin c’rregullime në familjet tuaja.
Jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë,jemi pagëzuar në emër të Trinisë së Shenjtë dhe nuk na lejohet të luajmë me Perëndinë.Duhet të zgjedhim se cilin do adhurojmë,Perëndinë apo satanain.Nuk është e mundur ti adhurojmë të dy.Muzika rok sic shpjeguam adhuron satanain,dhe të njëjtë gjë bëjmë edhe ne kur dëgjojmë muzikë rok.

 

A. Marini 

 

Hevi-metal