Nga etërit e Shenjtë
Dobia e këshillës :
“Njeriu që nuk do të dëgjojë këshillë,mbetet i pandreqshëm.”
Heshtja është flori
“Shumë herë u pendova që fola por kurrë që nuk fola”.
“Hakmarrja e madhe kundër atij që të dëmtoi,është t’i bësh mirë”.
“Dashuria nuk është kurrë e zënë,është e gatshme të të shërbej”.
“E ardhmja u përket atyre që dinë të rezistojnë dhe të presin,Durimi është celësi për të gjitha bravat”.
“Ai që i shërben Perëndisë s’di gjë për veten e tij dhe ai që i shërben vetes së tij s’di gjë për Perëndinë”.
“Ndërgjegja e pastër është jastik i ëmbël mbi të cilin mund të pushoj vetëm i miri”.
Perëndia ka dy banesa.Një në qiell dhe një tjetër në zemrën e urtë dhe mirënjohëse”.
“Eshtë gabim i madh t’i shërbejmë Perëndisë sic na pëlqen ne dhe jo sic do Ai”.
“Gabimi më i madh që mund të bësh,është të mos pranosh gabimin tënd”.
“Të bekuar janë ata që të japin pa të kujtuar dhe të marrin pa të harruar”.
Α. Marini