Dëshmimtarët e jahovait
DALLIMET ME TE KRISHTERET
- 4. Cilat janë dallimet e tyre me doktrinën dogmatike të Kishës sonë.
- 1. Mohojnë Traditën e Shenjtë të Kishës sonë
Kisha jonë mbështetet te Shkrimi i Shenjtë dhe në Traditën e Shenjtë. Shkrimi i Shenjtë përbëhet nga Dhjata e Vjetër dhe e Re. Kur themi Traditë e Shenjtë kuptojmë doktrinën e kishës që u transmetua me zë të gjallë, një pjesë e kësaj doktrine u shkruajt më vonë. Vendimet e Sinodeve Ekumenike, shkrimet e Etërve Teologë të Kishës sonë, doket dhe zakonet kristiane dhe çdo gjë ortodokse që trashëgojmë brez pas brezit, kanë rëndësi për ne dhe na shpreh jetën e brezave të kaluara që jetuan në kishë. Pra këtë Traditë e mohojnë Jahovenjtë. Po këtë gjë bëjnë edhe Protestantët dhe gjithë heretikët, përveç katolikëve, të cilët e pranojnë këtë traditë.
- 2. Mohojnë Trininë e Shenjtë
Kur ne ortodoksët themi Trini e Shenjtë nënkuptojmë tri personat e Një Perëndie që besojmë, domethënë Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë. Ne nuk besojmë tek një Perëndi me tri kokë, siç na akuzojnë Jahovenjtë, por në një Perëndi me TRE PERSONA, siç na e zbuloi këtë Zoti ynë Jesu Krishti. Jahovejtë duke u mbështetur në një fragment të Dhjatës së Vjetër/E dyta 6,4/”Dëgjo Izrael, Zot Perëndia jonë është një Zot”, ata thonë ja, një Zot është Perëndia jonë. Por edhe ne ortodoksët një Perëndi pohojmë në Simbolin e Besimit, por me tri fytyra. Në Shkrimin e Shenjtë, veçanërisht në Dhjatën e Re, kemi mbi 10 fragmente që na bëjnë fjalë për tre personat e Perëndisë.
- 3. Mohojnë Krishtin si Perëndi
Ne besojmë se Krishti, kur jetoi në tokë ishte edhe Perëndi edhe njeri, sepse mrekullira ka bërë si Perëndi, edhe të barabartë me Perëndinë-At e quante veten. Ai jetoi dhe si njeri, sepse ecte, flinte, hante, djersinte, qante. Jahovenjtë e mohojnë që Krishti ishte Perëndi. Ata thonë se Ai nuk është i njëqënshëm me të Atin, as është biri për nga natyra, por për nga hiri, si ne. Nuk ka ekzistuar si Perëndi me Perëndinë-At para se të vinte në botë, kështu që e pranojnë Krishtin si krijim të Perëndisë. Ata e quajnë Krishtin jo Perëndi, por kryeshërbëtor të Perëndisë, ndërsa sa herë përmendet në Shkrimin e Shenjtë emri i Kryeëngjëllit Mihail, ata thonë se ai është Krishti. Ata nuk besojnë që Krishti u ringjall me trupin e tij, por vetëm me shpirtin. Ata duan të quhet Dëshmitarë i Jahovait, sepse e mohojnë Krishtin si Perëndi dhe e pranojnë vetëm si dëshmor të Jahovait. Jahova është fjalë ebraike që do të thotë ai që ekziston. Kështu e ka quajtur Perëndia veten në Dhjatën e Vjetër. Por kështu e ka quajtur veten edhe Krishti(Zbulese 1, 7-8).
Se si Krishti ka qënë njëkohësisht edhe Perëndi edhe njeri është Mister i pashpjegueshëm për logjikën tonë dhe vetëm me besimin mund t’i përulemi. Ungjillori Joani na thotë se ai që nuk e pranon Jezu Krishtin si Perëndi, e ka prejardhjen nga djalli dhe banon në errësirë.
- 4. Mohojnë Shpirtin e Shenjtë
Ne besojmë që Shpirti i Shenjtë është Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë, që bën hije gjithnjë mbi Kishën e Krishtit dhe fal dhurata tek njerëzit e krishterë. Jahovenjtë mohojnë hyjnisinë e Shpirtit të Shenjtë duke thënë se ai është forca vepruese e Perëndise. Po këtë gjë ka predikuar më parë edhe Makedoni, një heretik i shekullit të katërt, i cili u dënua nga kisha jonë në Sinodin e dytë Ekumenik. Shpirti i Shenjtë është Zot, jetëbërës, të cilit i falemi dhe e lavdërojmë njëlloj me të Atin dhe të Birin. Dërgohet nga Ati dhe sillet në botë nga Biri.
- 5. Mohojnë pavdekësinë e shpirtit, duke thënë se njeriu vdes si dhe kafsha. Por ne besojmë, në bazë të Shkrimeve, që njeriu ka trup, dhe shpirtin të pavdekshëm. Që ai ka jetë biologjike dhe shpirtërore, kurse kafshët kanë vetëm jetë biologjike. Këtu ndryshon njeriu nga kafshët. Për më tepër njeriu ka zë dhe arsye, vullnet të lirë dhe përzgjedhje për të shkuar në Parajsë duke zbatuar Ligjin Hyjnor ose jo. Bile Jahovenjtë e përputhin shpirtin e njeriut me frymëmarrjen e tij. Kurse ne e dimë që shpirti është veprim hyjnor- mendor, pa materie, që ju dha Adhamit nga Perëndia dhe më pas në gjithë botën.
- 6. Mohojnë Mbretërinë Qiellore të Perendisë, duke thënë se ajo do të jetë këtu në tokë. Njerëzit, thonë ata, do t’i shijojnë të gjitha të mirat e Perëndisë në tokë, pa luftra, pa sëmundje, dhe pa patur vdekje. Në qiell, thonë ata, do të shkojë një grup i vogël, rreth 144 mijë vete(Zbulesa7,4).
Kurse ne besojmë se Perëndia ka përgatitur një mbretëri të përjetshme për besimtarët. Le të kujtojmë fjalët që i tha Krishti kusarit: Sot do të jesh bashkë me mua në Parajsë.
- 7. Mohojne skëterren e përjetshme
Ne besojmë se sipas doktrinës së Shkrimit të Shenjtë ekziston skëterra e përjetshme. Fragmentet e njohura “Shkoni të mallkuar në flakën e pashuar”, na deklarojnë se të pabesët do të stermundohen për jetë, siç do të jetë e përjetëshme jeta e besëmirëve te krishterë pranë Krishtit. Jahovejt mohojnë pavdekësinë e shpirtit të njeriut ashtu si mohojnë dhe skëterrën. Ferri pra, është gjëndja e mëkatarëve të pabesë larg dashurisë së Zotit.
- 8. Nuk besojnë se Krishti u ngjall trupërisht por vetëm me shpirtin e Tij dhe se Perëndia At ngjalli shpirtin e Tij dhe jo Ai vetë. Kurse e vërteta e kishës sonë është si Krishti u ngjall trupërisht përderisa Thomai preku pëllëmbat edhe brinjën e Krishtit pas ngjalljes së Tij.
- 9. Mohojnë se Krishti vdiq në kryq për shpëtimin e botës. Bile ata thonë se Krishti vdiq në kryq për të mësuar bindjen tek Perëndia At edhe të rivendikojë emrin e Atit Perëndi.
- 10. Mohojnë se Krishti u kryqëzua mbi kryq. Ata thonë se ai u var në një hu. Prandaj nuk nderojnë kryqin e ndershëm të cilin konsiderojnë si mjet krimi. Kurse ne besojmë sipas fragmenteve të Shkrimit se Zoti u kryqëzua lart mbi kryq. Kryqi është dy dru që kryqëzohen ndërmjet tyre në mënyrë përpendikulare. Për ne kryqi është i bekuar sepse atje u krye vepra e shpëtimit tonë.
- 11. Caktojnë në mënyrë kronologjike prezencën e ardhjes së dytë të Krishtit. Fillimisht ata thanë se do të bëhet në vitin 1874. Por atëherë nuk u bë dhe e caktuan në vitin 1914. Dhe atëherë nuk u bë. Vrapuan të shpjegojnë se u bë prania e dytë e Krishtit në vitin 1914 por në mënyrë të padukshme dhe se e panë Atë gjithë sa kishin sy shpirtërorë. Por e vërteta është se Krishti do të vijë në botë trupërisht me trupin e tij, por asnjë nuk e di ardhjen e Tij, as njerëzit e as ëngjëjt. Ai do të vij jo për të mësuar por për të gjykuar botën dhe të japë drejtësinë njerëzve të drejtë dhe besëmirëve.
- 12. Ata këmbëngulin se ngjallja e të vdekurve do të bëhet dalngadalë. D.m.thënë do të ngjallen disa njerëz për cdo ditë. Si e shpjegojnë ata këtë? Ja, meqënëse mbretëria e Perëndisë sonë është në tokë, është e nevojshme të bëhen përgatitjet e përshtatëshme për rivendosjen e të gjithë atyre që do të ngjallen në parajsën e tokës. Kështu do të ngjallen pak e nga pak për t’u vendosur në tokë. Ndërsa e vërteta e kishës sonë është se të gjithë të vdekurit do të ngjallen menjëherë, ndërsa sa jetojnë do të transferohen në gjëndje të paprishur dhe nuk do të kenë nevoja për kërkesa biologjike.
- 13. Besojnë se të vdekurit kur do të ngjallen, nuk do të gjykohen për veprat e tyre të mëparëshme, por për veprat që do të bëjnë pas ngjalljes së tyre. Por njohim nga Shkrimi i Shenjtë se pas ngjalljes nuk egziston kohë më për vepra të mira ose të këqia, por do të bëhet gjykimi dhe shpagimi. Akoma ne besojmë se njerëzit do të gjykohen për veprat e kryera para ngjalljes së tyre.
- 14. Mohojnë kishën e Krishtit, misteret e saj, gradat e shenjtërimit dhe çdo gjë që ka lidhje me kishën tonë. Na thonë Jahovejtë pikërisht këto, se nuk bëhen tani flijime si në Dhjatën e Vjetër prandaj nuk nevojitet tani tempulli. Ata thonë: Tempull eshtë çdo besimtar. Akoma na thonë se nuk kemi nëvojë për kishë sepse Krishti është kudo i pranishëm. E vërteta e Kishës sonë është se kishat ishin dhe janë vëndi ku mblidhen besimtarët, për të dëgjuar fjalën e Krishtit dhe të kryejnë Misteret e Shenjta. Krishti vetë, e quan Kishën,shtëpinë e Atit të Tij(Lluka 2,29)ndërsa Perëndia thotë me gojën e profetit Isaia se “Shtëpia ime do të bëhet Shtëpi e lutjes”.
- 15. Mohojnë shenjtorët e kishës sonë dhe ndërimin tek ata, duke thënë kështu: (Ligji III 6,13 “Se do ti falesh Zotit, Perëndisë tënd dhe vetëm Atë do të adhurosh”. Këtu bëjmë një spjegim; Falja absolute i përket vetëm Perëndisë, ndërsa relative është për çdo person të shpëtuar tek Ati, tek mesuesi, tek zotëria dhe më shumë tek shenjtorët. Kisha jonë nuk u falet shenjtorëve tanë si Perëndisë, por si njerëz të zgjedhur të Perëndisë.
- 16. Mohojnë lutjet që bëjnë shenjtorët për ne. Por dhe kemi fragmente nga Shkrimi i Shenjtë që e pranojnë lutjet e shenjtorëve p.sh. Tek Dhjata e Re thotë Apostull Jakovi: Lutuni për njëri-tjetrin që të shëroheni. Të njëjtat fjalë thotë edhe Apostull Pavli. Jahovejtë, meqënse njerëzit nuk egzistojnë pas vdekjes, nuk besojnë tek shenjtorët, nuk u luten atyre edhe nuk pranojnë se ata mund të ndihmojnë njerëzit në tokë.
- 17. Mohojnë se shenjtorët tanë mund të bëjnë mrekulli pas vdekjes së tyre me lutje, ikonat dhe lipsanet e tyre. Shkrimi i Shenjtë na thotë se shenjtorët tanë edhe pas vdekjes së tyre bëjnë mrekullira, bile ngjallin dhe të vdekur.
- 18. Mohojnë faljen ndaj ikonave të shenjta edhe na akuzojnë si paganë sepse pikturojmë ikonat e shenjtorëve dhe i nderojmë ata, por këtu duhet të shpjegojmë se nderimi që u bëjmë ne tek ikonat, nuk i përket drurit ose bojës, por personit që përfaqëson ikona. Diçka të përgjashme bëjmë në fotografi të prindërve tanë ose për persona të tjerë të respektuar. Akoma ne nuk bëjmë statuja që ti adhurojmë ato si perendi siç veprojnë Paganët. Ikonat, thotë Shën Joan Damaskimoi janë librat e njerëzve të paditur.
- 19. Mohojnë mrekullitë e ikonave. Ne jo vetëm i nderojmë ikonat, Jesu Krishtin, Shën Marinë, por besojmë se këto ikona si gjithë të shenjtët e tjerë është e mundur që me dëshirë të Perëndisë të bëjnë mrekullira. P.sh.: Në Dhjatën e Vjetër në Librin Numërat, 21-/8-9/. Gjarpëri prej bakri i Moisiut, shëronte Izraelitët nga kafshimet e gjarpërinjve.
- 20. Mohojnë gjithë virgjërinë e Hyjlindëses Mari dhe thonë se Ajo lindi edhe djem të tjerë pas Krishtit, me Josifin. Ata konsiderojnë si blasfemi që të besojnë nëse një grua ka lindur Perëndinë. Kisha jonë beson se virgjëresha Mari, ishte virgjëreshë para lindjes së Krishtit dhe pas lindjes së Tij mbeti përsëri e virgjër deri në vdekjen e saj. Kryeëngjëlli Gabriel e quajti Atë ndërmjet grave të tjera, të bekuar dhe Hirëplote dhe e lajmëroi se do të lindë Birin e Perëndisë.
Në fragmentet Lluka 1,48 Shën Maria tha një profeti për vehten e saj se tani e tutje do ta lumërojnë gjithë brezat dhe me të vërtetë Atë e lumëruan dhe e lumërojnë gjithë njerëzit, përveç Protestantët dhe Jahovajtë.
Krishti egzistonte bashkë me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë para kuptimit të kohës, por si njeri, u lind nga Shën Maria. Shën Maria lindi jo vetëm Krishtin-njeri, por bashkoi të dy natyrat, në një person; Atë Hyjnoren me njerëzoren.
- 23. Mohojnë transfuzionin e gjakut edhe kur ata vetë janë të semurë, sepse e quajnë pirje gjak njeriu, gjë e cila është e ndaluar nga ligjet e Perëndisë. E vërteta është kështu: Në Dhjatën e Vjetër Perëndia ndalonte Izraelitët të pinin gjakun e kafshëve si vepronin paganët gjoja për të marrë fuqi prej kafshës. Transfuzioni i gjakut filloi të gjej përdorim që në fillimin e shek. të 20-të, dhe ishte i panjohur në epokën e Krishtit. Gjithashtu ky dhurim gjaku ishte shprehje e dashurisë, sepse shpëton një jetë nga vdekja e befasishme.
Siç dëgjuat vëllezër me Krishtin, Jahovajtë nuk predikojnë vetëm një herezi por në shumë herezi bashkë. Mos të harrojmë Fjalën e Krishtit i cili thotë:” Kujdes nga pseudoprofetët të cilët vijnë tek ne të maskuar me lëkurë deleje, por brenda fshihet luani i cili vjen për të rrëmbyer shpirtat tona”. Pra kujdes. Mos u hapni atyre biseda dhe ftoni një prift apo teolog për të biseduar me ta. Jahovajtë janë viktim e propagandës së huaj dhe humbën kështu shpirtin e tyre.
Ne duhet të lutemi tek Perëndia për të ndriçuar tek ata mëndjen e tyre e të rikthehen përsëri në kishën e vërtetë. Njëkohësisht ne do të jetojmë gjithmonë sipas porosive të vetë Jesu Krishtit, të cilit i përket lavdia e përjetëshme.
Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”
SELANIK