/ Ungjilli i të djelës / E 9 e Mattheut

E 9 e Mattheut

E 9 e Mattheut

 

 

(Math 14:22-34)

22 Edhe përnjëherë Jisui i shtrëngoi nxënësit e tij të hyjnë në lundër, edhe të shkojnë përtej më përpara se ai, deri sa të lëshojë turmat. 23 Edhe si lëshoi turmat, u ngjit në mal veçan që të lutet; edhe si u ngrys, ishte vetëm atje.

24 Edhe lundra ishte tashmë në mes të detit duke u përpjekur nga valët; sepse era ishte kundër. 25 Edhe në rojën e katërt të natës Jisui shkoi tek ata, duke ecur përmbi det. 26 Edhe nxënësit kur e panë që po ecte përmbi det, u trembën e thanë se është hije. Edhe nga frika bërtitën. 27 Po Jisui përnjëherë u foli atyre, duke thënë: Kini guxim, jam unë, mos u frikësoni. 28 Edhe Pjetri iu përgjigj e tha: Zot, në je ti, urdhëromë të vij tek ti mbi ujërat. 29 Edhe ai tha: Eja. Edhe Pjetri zbriti nga lundra dhe eci mbi ujërat, që të vinte tek Jisui. 30 Po kur pa erën e fortë, u frikësua; edhe si zuri të zhytet, bërtiti, duke thënë: Zot, shpëtomë. 31 Edhe Jisui përnjëherë zgjati dorën, e zuri, edhe i thotë: O besëpakë, përse ngurove? 32 Edhe si hynë në lundër, pushoi era. 33 Edhe ata që ishin në lundër erdhën e iu falën atij, duke thënë: Me të vërtetë je bir Perëndie.
34 Edhe si shkuan përtej, erdhën në dheun Gjenisaret.

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 9 e Mattheut