Ungjilli Metamorfoza e Shpëtimtarit
(Matth17:1-9)
1Edhe pas gjashtë ditësh Jisui merr me vete Pjetrin edhe Jakovin edhe Joanin, vëllanë e tij, edhe i ngjit mbi një mal të lartë veçan. 2 Edhe ndërroi fytyrën përpara tyre; edhe fytyra e tij ndriti porsi dielli, edhe rrobat e tij u bënë të bardha porsi drita. 3 Edhe ja tek iu dukën atyre Moisiu dhe Ilia duke folur bashkë me të. 4 Edhe Pjetri u përgjigj e i tha Jisuit: Zot, mirë është të jemi këtu. Nëse do, le të bëjmë këtu tri tenda, një për ty dhe një për Moisiun e një për Ilian. 5 Edhe ndërsa ai ishte ende duke folur, ja tek i mbuloi ata një re e ndritshme; edhe ja një zë nga reja tek thoshte: Ky është biri im i dashuri, që e pëlqeva. Atë dëgjoni. 6 Edhe nxënësit me ta dëgjuar, ranë përmbys, edhe u frikësuan fort. 7 Po Jisui erdhi pranë dhe i preku e tha: Ngrihuni, e mos u frikësoni. 8 Edhe kur ata ngritën sytë, nuk panë asnjë, përveçse Jisuin vetëm.
9 Edhe tek zbritnin nga mali, Jisui i urdhëroi, duke thënë: Mos i thoni asnjeriu se ç’patë, deri sa të ngjallet i Biri i njeriut prej së vdekurish.
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/
Ungjilli Metamorfoza e Shpëtimtarit