/ Χωρίς κατηγορία / Përmbledhje nga jeta e Hyjlindëses Mari

Përmbledhje nga jeta e Hyjlindëses Mari

 Përmbledhje nga jeta e Hyjlindëses Mari

 

Zonja e Shenjtë Mari lindi në Jerusalem nga prindërit e Shenjtë Joakim dhe Ana.
Joakimi dhe Ana kishin shumë vite që nuk bënin fëmijë dhe i luteshin Perëndisë me lot në sy që tu dhuronte një fëmijë. Perëndia i lajmëroi nëpërmjet kryeëngjëllit Gabriel që Ana (e cila nuk bënte fëmijë ) do të lindë një fëmijë të Shenjtë.Dhe në të vërtetë Ana ngeli shtatzënë (më 9 Dhjetor kremtojmë këtë festë) dhe lindi Shën Marinë,zonjën e gjithë botës.E quajtën Mariam që në ebrahisht do të thotë Zonjë,Shpresë.Më 8 Shtator festojmë lindjen e Shën Marisë.
Kur mbushi moshën tre vjec,prindërit e cuan në kishë te priftërinjtë ashtu sic i kishin premtuar Perëndisë.Sipas traditës e shoqëronin virgjëresha të veshura me të bardha.Jetoi atje për 12 vjet.
Në moshën 15 vjecare kur prindërit e Shën Marisë ishin larguar nga kjo jetë,u fejua me Josifin e drejtë (ashtu sic e quajnë në Shkrimin e Shenjtë) që do të thotë se kishte të gjitha virtytet.Josifi mori të Tërëshenjtën Mari dhe shkuan në Nazaret.
Pas disa kohësh Kryeëngjëlli Gabriel iu shfaq Shën Marisë duke i thënë këto fjalë:”Gëzohu o hirëplote,Zoti është bashkë me ty,e bekuar je ti  mes  grave”.
Duke dëgjuar këtë përshëndetje Mariam u trondit.Kryeëngjëlli i thotë : “Mos ki frikë Mariam sepse ke gjetur hir para Perëndisë.Ja do të mbetesh shatzënë,do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jesu”.(Llk 1:28-31).
Kur dëgjoi këto  virgjëresha pyeti  Kryeëngjllin:”Si do të ndodhë kjo sepse unë nuk njoh burrë ? Kryeëngjëlli iu përgjigj:Shpirti i Shenjtë do të zbresë mbi ty dhe fuqia e më të Lartit  do të të mbulojë me hijen e vet”.(Llk 1:34-35).
Atëherë Virgjëresha i përgjigjet:”Unë jam shërbëtorja e Zotit.Më ndodhtë sipas fjalës sate”.(Llk 1:37).
Që nga ai moment,Zoti ynë Jesu Krisht u trupëzua në mitrën e virgjëreshës Mari për shpëtimin e njerëzimit.Kisha jonë e kremton këtë festë të madhe më 25 Mars,Ungjillëzimi i Hyjlindëses (Vangjelizmoi).
Pas pak kohe Josifi shqetësohet për këtë shtatzani,dhe si njeri i drejtë që ishte mendon ta ndajë virgjëreshën fshehurazi dhe jo sic e parashikonte ligji.
Atëherë  një ëngjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha:”Josif,bir i Davidit mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë.Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i  Shenjtë “.(Mtth1:20)
“Kur u zgjua nga gjumi Josifi,bëri sic e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e morri Marinë për grua”(Mtth 1:24)
Dhe nuk pati  marrdhënie me të si bashkshort edhe pas lindjes se Krishtit,birit të saj të vetëm.Kisha jonë kremton këtë festë të madhe më 25 Dhjetor -Krishtlindjet.

 

Përkthyer nga A.Marini

Përmbledhje nga jeta e Hyjlindëses Mari