/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Zemergjeresia 2

Zemergjeresia 2

Zemergjeresia 2

 

Një i krishterë shkoi të këshillohej tek ava (at) Siluani.
-Kam një armiku për vdekje at,-i rrëfeu.Të këqijat që më ka shkaktuar ai njeri janë të panumërta.Para disa kohësh më morri me mashtrim një pjesë të tokës.Shpif,flet keq për mua dhe për familjen time kudo që ndodhet.Ma ka nxirë jetën.Tani kohët e fundit kurdis plane djallëzore për jetën time.Para disa ditësh morri vesh se tentoi të më helmonte.Nuk duroj dot më.Jam i vendosur që ta dorëzoj në gjyq.
-Bej si të duash,i tha me mospërfillje at Siluani.
-Nuk mendon at se po të ndëshkohet dhe madje ashpër,ashtu sic duhet do të shpëtohet shpirti i tij?-pyeti ai që tani filloi të interesohej për dobinë shpirtërore të armikut të tij.
-Bëj atë që të lehtëson,-vazhdoi të thoshte me të njëjtën shprehje të fytyrës oshënari.
-Mirë pra,po shkoj menjëherë tek gjykatësi,-i tha i krishteri dhe u ngrit të ikte.
-Mos u nxito kaq,-i tha me qetësi oshënari.-Së pari le të lutemi që të bekojë Perëndia veprimin tënd.
Filloi “Ati ynë…”.
“Dhe mos na i fal fajet tona,ashtu si dhe ne nuk ua falim fajtorëve tanë”,- u dëgjua të thoshte me zë të lartë oshënari kur arriti tek ky varg.
-E thatë gabim,atë,nuk thotë kështu “Lutja Zotërore”,-dëshironte ta korrigjonte i krishteri.
-Por ama kështu është,-u përgjigj oshënari me gjithë qetësinë e tij.-Meqënëse vendose ta dorëzosh  vëllain tënd te gjykatësi,Siluani nuk bën tjetër lutje për ty.

 

Marrë nga “Jerondikon”
Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Zemergjeresia 2