/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Cudi e Kryeëngjëllit Mikail

Cudi e Kryeëngjëllit Mikail

Cudi e Kryeëngjëllit Mikail

 

Në një zonë të Frigjias,me forcën e Kryeëngjëllit Mikail,nga toka filloi të rrjedh ujë i shenjtëruar, ajazëm, i cili  shëronte c’do sëmundje.Një i krishterë,në shenjë falenderimi për shërimin e vajzës së tij,ndërtoi në atë vend një kishë të bukur kushtuar Kryeëngjëllit Mikail.
Pas 90 vjetësh erdhi në atë kishë një i ri që quhej Arkipos.Jetoi dhe shërbeu në kishë me dashuri dhe përkushtim të plotë,duke jetuar si një asket.Duke parë këtë gjë paganët,e kapën Arkipon dhe e goditën pa mëshirë.Më pas shkuan të shkatërronin Kishën dhe burimin e ajazmës.Por!!!!! E madhe është fuqia e Kryeëngjëllit Mikail!
Disave prej tyre iu  paralizuan duart dhe të tjerët i ndaloi një mur zjarri.Kështu u kthyen të gjithë të dështuar nga plani i shkatërrimit.Por inati dhe urrejtja që kishin nuk i la të ndaleshin me kaq.Shkuan buzë lumit më të afërt dhe i kthyen drejtimin e rrjedhës,me qëllim që të përmbysnin kishën dhe të mbysnin  Arkipon.Por përsëri ndodhi mrekulli!
Lumi u kthye mbrapsh!
Atëherë paganët vrasë  u përpoqën  dhe bashkuan dhe dy lumenj të tjerë me këtë lum.Por Kryeëngjëlli Mikail iu shfaq Arkipos dhe  e nxorri atë nga kisha.Bëri shenjën e Kryqit dhe lumenjtë qëndruan si mur.Urdhëroi më pas ujrat të thahen dhe me fuqinë e Perëndisë që nga ai moment dhe deri më sot,ujrat në atë vend janë tharë.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Cudi e Kryeëngjëllit Mikail