Shën Sofia dhe tre vajzat e saj,Besa, Shpresa dhe Dashuria
Shën Sofia dhe tre vajzat e saj u martirizuan në vitet kur perandor ishte Adhriano(117-138 pas Krishtit).
Vajzat e saj i morrën emrat nga fragmenti i Dhjatës së Re:”Tani mbeten këto të treja:besa,shpresa dhe dashuria,por më e madhja ndër to është dashuria”.(1Kor.13;13).
Shën Sofia,një grua e ndershme dhe me frikë Perëndie,ngeli e ve në moshë të re dhe së bashku me vajzat shkoi për të jetuar në Romë.Kur morri vesh perandori se këto katër gra ishin të krishtere,menjëherë urdhëroi ti arrestojnë.
Pasi izoluan nënën,filluan të marrin në pyetje vajzat.E para u paraqit dymbëdhjet-vjecarja Besa.Me fjalë të ëmbla dhe shumë premtime,Adhrianos u përpoq të bindi Besën që të mohoj Krishtin.Ai i ofroi një jetë me gjithë të mirat por në vend që vajza t’i pranonte të gjitha këto,qëndroi e palëkundur në besimin e saj.Fjalët e Shkrimit të Shenjtë ishin përgjigja dinamike e saj:”… jetoj me besim në Birin e Perëndisë i cili më deshi dhe dha veten për mua”(Gal2:20).
Pasi i bënë shumë tortura,i prenë kokën.
Në të njëjtën mënyrë,me fjalët e Shkrimit të Shenjtë u përgjigj dhe vajza e dytë Shpresa,e cila ishte 10 vjec.Kur e pyetën në ia vlen tu nënshtrohet torturave,ajo u përgjigj:”Sepse për këtë edhe mundohemi edhe përbuzemi, se shpresuam në Perëndinë e gjallë, i cili është shpëtimtari i gjithë njerëzve, po më fort i besimtarëve.”(1 Tim .4:10)
Dhe menjëherë i prenë kokën.
Në përgjigje nuk iu kursye as vajza e vogël e Shën Sofisë,Dashuria,e cila ishte nëntë vjec.
Ajo u tha :ekzistenca ime është drejtuar ” …në dashurinë e Perëndisë, edhe në durimin e Krishtit”.(2Sel. 3:5).
Nuk vonuan t’i prisnin kokën edhe Dashurisë.
Krenare për vajzat e saj,Shën Sofia bëri varrimin e tyre me nderime dhe qëndroi tre ditë te varret e vajzave duke lutur Perëndinë ta marri pranë.Perëndia dëgjoi lutjen e saj.Shën Sofia dorëzoi shpirtin e saj në duar të Plotfuqishmit, tek varret e vajzave.
Kremtimi i tyre festohet më 17 Shtator.