Fara e fjalës se Perëndisë dhe toka e shpirtit tonë!
Llk.8:5-15
Duke interpretuar paravoline e Ungjillit të sotshëm,Zoti flet për katër kategori njerëzish.
Në kategorinë e parë bëjnë pjesë ata të cilët dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe është sikur nuk e kanë dëgjuar.Menjëherë vjen i ligu dhe e merr nga zemrat e tyre.Dhe kjo nuk ndodh rastësisht.Ky njeri indiferent dhe jo i gatshëm për të pritur fjalën e Perëndisë me dashuri,është si një i shurdhër.Shpirti i tij është si toka e ngjeshur ku nuk mund të zejë fara.
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë ata të krishterë të cilët e dëgjojnë me gëzim fjalën e Perëndisë,bëhen entuziast,gëzohen,kënaqen por nuk kanë rrënjë dhe ndaj nuk rezistojnë.Që me vështirësitë e para heqin dorë.
Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë ata njerëz të cilët brenda shpirtit të tyre kanë zell dhe besim.Të krishterë të cilët kanë gjithë dëshirën për tu pëpjekur por ngatërojnë jetën shpirtërore me jetën e mëkatit.Duam apo nuk duam na rrethojnë shumë detyrime.Por mos ia jep zemrën pasurisë dhe kënaqësive tokësore.Sepse të gjitha këto e mbysin njeriun dhe nuk ndihmojnë që “fara”e fjalës së Perëndisë të japi fryt brenda teje.
Dhe vjen vetë Zoti në kategorinë e katërt,tek ata ku “fara”e fjalës së Perëndisë ra në tokë të mirë.
Ai i cili bën përpjekje të korrigjoj mangësitë dhe gabimet, të ç’rrënjosë mëkatin dhe pasionet,nuk ndikohet nga dëfrimet dhe kënaqësitë por i përkushtohet shpirtit të tij.Te ky njeri vjen fjala e Perëndisë dhe jep fryt.
Nga njëra anë bëhet fjalë për “tokë të mirë”,d.m.thënë zemër të pastër dhe nga ana tjetër bëhet fjalë për durim dhe dëshirë për të pëballuar vështirësitë.Dhe sado vështirësi të ndeshim,gjithmon duhet të mendojmë se do vij ora ku brenda në zemrën tonë të japi fryt “fara” e fjalës së Perëndisë.
At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses”
Përkthyer nga A. Marini
Fara e fjalës se Perëndisë dhe toka e shpirtit tonë!