/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Thënie të Shën Paisios vazhdim 3

Thënie të Shën Paisios vazhdim 3

Thënie të Shën Paisios vazhdim 3

 

“Prindërit e devotshëm,të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të bëhen murgj,të mos i këshillojnë fëmijët të bëhen murgj por të jetojnë ata vetë si murgj.Dhe as t’i taksin fëmijët  në moshë të vogël te Perëndia për murgjëri,sepse nëse nuk e dëshiron fëmija vetë këtë gjë,atëherë do vuaj gjithë jetën”.

“Secili nga ne të veproj sipas nivelit personal shpirtëror.Të bëj vepra në jetën shpirtërore të cilat arrin t’i përballoj. Të mos i tejkaloj kufijtë e tij shpirtëror”.

“Jeta shpirtërore kërkon shumë sakrificë, përkushtim dhe punë”.

“Kur dikush është shumë poshtë nga ana psikologjike,duhet t’i japim guxim dhe ta ngremë.Por kur dikush qëndron shumë lart me egoizëm,duhet ta ndihmojmë të përulet”.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Thënie të Shën Paisios vazhdim 3