/ Jeta Shpirtërore / Ç’do të djelë një vizitë

Ç’do të djelë një vizitë

Ç'do të djelë një vizitë

 
Një burrë,c’do të djelë vizitonte varrezat e dëshmorëve.Vinte mbi një varr një buqetë me lule dhe derdhte lot të nxehtë.
Roja e varrezave e pyet:I djalit është varri apo i bashkëshortes?
Jo,i askujt prej ketyre nuk është,i përgjigjet.
-Atëherë cili është ky person që e viziton c’do të djelë?
-Eshtë ai që vdiq për mua.Në luftën e fundit shkoi në vendin tim sepse unë isha shumë i varfër dhe kisha  shumë fëmijë.Ky njeri pranoi të shkonte në vendin tim.Luftoi dhe u vra.
Eshtë prekës veprimi i heroit të vdekur që sakrifikoi jetën nga dashuria për të vëllain.
Por c’është kjo histori përpara sakrificës që Jesu Krishti bëri për ne?Vdiq për mua,për ty,për secilin nga ne.
Kemi dhe ne për detyrë të shkojmë c’do të djelë në Kishë duke ofruar lule dhe lot të nxehtë përpara therrores së Shenjtë të Krishtit që vdiq për ne.
Të shkuarit rregullisht në Kishë,është përkujtimorja dhe shenja më e mirë e falenderimit ndaj Zotit tonë.
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 
 

Ç’do të djelë një vizitë