/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Dashuria e krishtere

Dashuria e krishtere

Dashuria e krishtere

 

Tha Zoti:” Me të vërtetë aty ku janë dy ose tre veta të bashkuar në emrin tim,aty jam edhe unë,midis tyre” (Matth 18:20).
Nuk u gjendkan pra dy ose tre në emër të Tij? Gjenden por shumë rrallë.Por Zoti nuk flet thjesht për një grup njerëzish që bashkbisedojnë.Nuk kërkon vetëm këtë.Kërkon të jenë edhe virtytet bashkë me ta.Me këto fjalë kërkon të  na thojë:”Nëse dikush do më këtë Mua për bazë dhe qëllim dashurie ata që e rrethojnë,dhe bashkë me këtë dashuri ka dhe virtyte të tjera, atëherë do jem me të”.
Por njerëzit tani kanë të tjera kritere. Dashuria e tyre nuk bazohet më Krishtin.Dikush do një tjetër sepse edhe ai i jep dashuri,dikush do atë që e nderoi,dhe dikush tjetër do dikë që i shërbeu kur kishte nevojë.Eshtë e vështirë të gjesh dikë që ka dashuri për të tjerët vetëm për hatër të Krishtit,sepse lidhja ndërmjet njerëzve janë  zakonisht interesat materiale.Por një dashuri me të tilla baza është e vakët dhe e përkohshme.Sapo ndesh problemin me të vogël -fjalë fyese,zili,ambicie apo dicka të ngjashme- kjo dashuri që nuk ka themele shpirtërorë,tretet.
Përkundrazi,dashuria,arsyeja dhe themeli i të cilës është Krishti,është e qëndrueshme dhe e pathyeshme.Asgjë nuk mundet ta shkatërroj,as shpifjet,as rreziqet dhe as kërcënimi i vdekjes.Ai i cili ka dashuri të krishtere,sado të këqija të pësoj nga  dikush,nuk rresht së dashuri ,sepse nuk ndikohet nga pësimet por frymëzohet  nga vetë Dashuria,nga Krishti.Ndaj dhe dashuria e krishtere asnjëherë nuk ndalet,sic thoshte dhe Apostull Pavli.
Shën Joan Gojarti

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Dashuria e krishtere