/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Katerina

Shën Katerina

 

Shën Katerina

 

Shën Katerina lindi në Aleksadri të Egjyptit. I ati i saj,i quajtur  Kestos,ishte një fisnik i pasur i asaj krahine.Shën  Katerina u rrit në një ambient dhe rreth shoqëror tepër të ngritur.Studioi me mësuesit më të mirë.Mësoi gjuhë të huaja,njihte shumë mirë filozofinë greke,dhe studioi në degën e mjekësisë.
Përgatitja  intelektuale,bukuria dhe pasuria që kishte familja e saj,e bënin atë ndër nuset më të kërkuara.Duke dashur të zgjidhte një të ri  të shkallës së vetë,nuk pranonte asnjë nga ata që i propozonin për tu martuar.Nëna e saj,duke dashur ta ndihmoj në këtë temë ,e dërgoi të këshillohet me një asket të krishterë  i cili  jetonte në një zonë jashtë Aleksandrisë.Me këshillat e asketit por dhe pas endrrës që ajo pa me të Tërëshenjtën,vendosi të pranoj krishtërimin dhe të pagëzohet.Pas pagëzimit,Shën Katerina pa përsëri në ëndërr të Tërëshenjtën dhe Zotin Krisht.Zonja Hyjlindëse i vuri një unazë dhe i kërkoi të kishte dhëndër të vetëm Krishtin.Kur u zgjua,pa në dorë unazën dhe kuptoi se nuk  ishte një ëndërr! Që atë moment ia përkushtoi  jetën Krishtit.
Flitet për shekullin e 4 pas Krishtit,ku perandor i Romës ishte Maksiminos,djali i perandorit paganë fanatik dhe përndjekës i të krishterëve Maksimiano.
Perandori urdhëroi të dënohen të gjithë ata që nuk adhurojnë idhujt.Kur erdhi momenti që Shën Katerina duhet të tregonte bindje ndaj perandorit dhe të adhuronte idhujt,ajo shprehu hapur mendimin e saj.Kërkoi t’i sjellin 50 të ditur  që të diskutojnë me të dhe ta bindin për besimin e tyre.Perandori, i verbuar nga bukuria e saj, pranoi.Me ndihmën e Perëndisë Katerina doli fitimtare ndaj 50 të diturve dhe të gjithë kërkuan të pagëzohen.
Maksimiani urdhëroi atëherë të digjeshin të gjallë të pesëdhjetë burrat.
Menjëherë arestuan Shën Katerinën dhe i bënë shumë tortura.Engjëll i Zotit e shpëtoi Shenjtoren nga mekanizmi me rrota i torturave.Duke parë këtë mrekulli gruaja e perandorit dhe oficeri Porfirio,shprehën menjëherë dëshirën të pagëzohen.Bashkë me  ta dhe 200 ushtarë.Vizituan Shenjtoren në burg.Maksiminoi pas kësaj urdhëroi t’i presin kokën të shoqes,oficerit dhe të 200 ushtarëve.
Më 25 Nëntor u dërgua para gjyqit Shën Katerina ku dhe u  vendos ekzekutimi i saj.
E shoqëruan jashtë qytetit dhe i prenë kokën.
Trupin e saj e morrën dy ëngjëj dhe e cuan në malin Sina,ku u gjend pas 4 shekujsh nga një asket.Asketi e dërgoi trupin e saj në manastir ku gjendet deri në këto ditë duke lëshuar aromë myro dhe duke bërë cudira. 
Kisha jonë kremton Shën Katerinën me 25 Nëntor.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shën Katerina