/ Ungjilli i të djelës / E 13 e Llukait Ungjilli

E 13 e Llukait Ungjilli

E 13 e Llukait Ungjilli

 

 
(Llk.18:18-27)

18Edhe një i parë e pyeti, duke thënë: Mësues i mirë, ç’të bëj që të trashëgoj jetë të përjetshme? 19Edhe Jisui i tha: Ç’më thua i mirë? Asnjë nuk është i mirë, përveçse një, Perëndia. 20Ti i di urdhërimet: “Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos jep dëshmi të rreme. Ndero atin tënd dhe nënën tënde”. 21Edhe ai tha: Të gjitha këto i kam ruajtur që në rininë time. 22Edhe Jisui, kur dëgjoi këto, i tha: Një gjë të mungon ende, shit gjithë ç’ke dhe ndajua të varfërve, edhe do të kesh thesar në qiell; edhe eja, e ndiqmë pas. 23Por ai, kur dëgjoi këto, u hidhërua; sepse ishte fort i pasur.

24Edhe Jisui, kur pa se u hidhërua, tha: Sa me vështirësi do të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që kanë para! 25Sepse më lehtë është të hyjë gamilja nëpër vrimën e gjilpërës, se një i pasur të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. 26Edhe ata që dëgjuan thanë: E kush mund të shpëtojë? 27Edhe ai tha: Të pamundurat për njerëzit janë të mundura për Perëndinë.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 13 e Llukait Ungjilli