/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të djelës

Ungjilli i të djelës

Ungjilli

  

(Llk.13:10-17)

10Edhe një të shtunë ishte duke mësuar në një sinagogë. 11Edhe ja ishte një grua që kishte frymë sëmundjeje tetëmbëdhjetë vjet, edhe ishte e kërrusur e nuk mundej fare të ngrihej drejt. 12Edhe Jisui kur e pa, e thirri dhe i tha: Grua, je e çliruar je prej sëmundjes sate. 13Edhe vuri duart mbi të, edhe ajo menjëherë u drejtua, dhe lavdëronte Perëndinë.

14Po i pari i sinagogës u përgjigj me zemërim, sepse Jisui e shëroi të shtunën, edhe i thoshte turmës: Gjashtë ditë janë, në të cilat duhet të punoni; ndër këto, pra, ejani e shërohuni e jo ditën e shtunë. 15Zoti atëherë u përgjigj e i tha: Hipokrit, gjithësecili prej jush të shtunën a nuk e zgjidh kaun e tij a gomarin nga grazhdi, edhe e sjell e i jep ujë? 16Edhe kjo që është bijë e Abrahamit, të cilën ja tek e pati lidhur satanai tetëmbëdhjetë vjet, a nuk duhej të zgjidhej prej kësaj lidhjeje ditën e shtunë?

17Edhe ndërsa ai po thoshte këto, gjithë kundërshtarët e tij turpëroheshin; edhe gjithë turma gëzohej për tërë punët e lavdërueshme që bëheshin prej tij.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

 Ungjilli