/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Nikolla

Shën Nikolla

Shën Nikolla

 
 
Shën Nikolla lindi në shekullin e 3 pas Krishtit,në Patara të Likisë nga prindër të pasur dhe fisnik.Jetoi dhe kreu veprimtarinë e tij në vitet e perandorëve Dioklitian, Maksimian, dhe Kostandinit të Madh.
Shën Nikolla ngeli jetim në moshë të vogël dhe trashëgoi gjithë pasurinë e prindërve të tij.
Duke qënë se ndjente shumë keqardhje dhe dhimbshuri për të vobektët Shën Nikolla e përdori pasurinë e tij për të ndihmuar jetimët,të varfërit  dhe familjarët e munduar. Një shëmbull është ndihma që i jep Shenjtori babit me tre vajzat jetime.Kur morri vesh Shën Nikolla se ky baba kishte për të sistemuar tre vajzat e tij,shkoi tre netë rresht duke i hedhur nga oxhaku monedha floriri për të  siguruar kështu të ardhmen e vajzave dhe duke i shpëtuar ato nga rreziqet imorale.
Thonë se kur Shën Nikolla hodhi monedhat nga oxhaku,ato ranë brenda në corapet e varura në oxhak për tu tharë dhe me këtë ngjarje lidhet dhe prurja e dhuratave të Vitit të Ri  nga oxhaku si dhe zbukurimi i oxhakut me corape.
Më pas Shën Nikolla iu përkushtua jetës asketike.Për virtytet e rralla ai që kishte e dorrëzuan prift në Patara dhe më pas Kryepiskop të Mirave të Likisë.Drejtonte me dashuri “vathën” e tij dhe pohonte kudo të vëtetën më Krishtin.Për këtë arsye e arrestuan dhe e futën në burg.Por pasi erdhi në fron perandori, Kostandini i Madh,Shën Nikolla u la i lirë me gjithë të  krishterët e tjerë.Kështu vazhdoi veprimtarinë e tij në fronin e kryepiskopit.
Shën Nikolla morri pjesë në Sinodin e parë Ekumenik ku u shqua për diturinë dhe maturinë e tij.
Shën Nikolla është quajtur mbrojtesi i lundruesve dhe i marinarëve. 
Shën Nikolla bënte shumë cudira dhe shëronte shumë njerëz  edhe kur ndërroi jetë.  
 
Kisha jonë kremton Shën Nikollën më 6 Dhjetor.
 
 
Përkthyer nga A. Marini 
 
 

Shën Nikolla