/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / 14.000 foshnjat e therrura nga Herodi

14.000 foshnjat e therrura nga Herodi

sfagh nhpionM

 

Magnet që dërgoi mbreti Herod për t’i treguar se ku ndodhej Krishti,nuk u kthyen tek ai por morrën tjetër  rrugë duke u drejtuar nga ëngjëlli i Perëndisë.
Kështu mbreti Herod shtroi një plan tjetër për të siguruar fronin . Kishte dëgjuar se vendi  ku do të lindte Krishti ishte Vithleemi.Por nuk dinte se cila nga foshnjet ishte Jesu Krishti, nëse ndodhej brënda në Vithleem apo në zonat përreth dhe kështu dha urdhër të therrnin të gjithë foshnjet e gjinisë mashkullore të Vithleemit dhe të gjithë fshatrave përreth  nga  mosha  dy vjec e poshtë.Kjo vepër makabre u bë përpara nënave të tyre,duke ia rrëmbyer fëmijet nga krahët.

” Atëherë Herodi, kur pa se u gënjye nga magët, u zemërua fort, edhe dërgoi e vrau gjithë djemtë që ishin në Betlehem e nëpër gjithë rrethinat e tij, që nga dy vjeç e poshtë, sipas kohës që kishte marrë vesh saktësisht nga magët.  Atëherë u përmbush ç’është thënë nga profeti Jeremia, që thotë: “Zë u dëgjua në Rama, vaj e të qarë e gjëmë shumë. Rakela qante djemtë e saj, edhe nuk donte të ngushëllohej, sepse nuk janë”.(Mt.2:16-18).

Kisha e Krishtere i quajti të Shenjtë 14.000 foshnjet e therrura sepse janë ndër martirët e parë të krishtërimit.Vërtet  nuk u pagëzuan në ujë por u pagëzuan në gjakun e bekuar të martirizimit të tyre.

Kisha jonë kremton 14.000 foshnjet e therrura më 29 Dhjetor.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

14.000 foshnjat e therrura nga  Herodi