Mëshira
Një herë jetonte një grua e thjeshtë dhe e mirë. Donte shumë Krishtin dhe e luste rrgullisht në lutjet e saj:
– Eja, Krishti im! Eja të bekosh shtëpinë time! Eja! Dua të të shoh! Do të të pranoj me gjithë zemrën time siç e meriton!
Mes shumë lutjeve të saj u mallëngjye Zoti Krisht dhe i’u zbulua asj:
– Nesër do të vij në shtëpinë tënde!
E mbushur me gëzim, në mëngjes herët gruaja filloi të bëjë përgatitjet. Por në kohën që kishte shtëpinë rrëmujë sepse donte që ta pastronte sa më mirë, që të mundej të priste Kishtin ashtu siç e meritonte, trokiti porta! U llahtaris gruaja e mirë. Të ishte Krishti kaq herët në kohën që nuk i kishte rregulluar të gjitha!
Hapi portën. Ishte një prift i huaj dhe kërkonte nga
gruaja ta vendoste diku të çlodhej.
– E pamundur iu përgjigj atij, – pres një personalitet dhe
kam shumë punë. Shko!…
Dhe e përzuri.
Pas pak troki përsëri porta e saj. Këtë herë ishte një jetim. E dinte. Donte të qëndronte bashkë me atë. Gruaja mëndoi me vete e zemëruar: “Ku e gjeti të vijë pikërisht tani tek unë”! dhe gati sa nuk e rrahu sepse i ndërpreu vrullin që kishte për të bërë përgatitjet. Kështu e përzuri edhe jetimin. Përfundimisht i përgatiti të gjitha. U ul që të dëgjonte kur të binte zilja e portës së jashtme. Dhe ja tek ra përsëri! E hapi me vrull por u zgënjye. Tek porta ishte një grua e ve e veshur me të zeza, me katër fëmijë të vegjël. Kërkonte pak mirësi për fëmijët!… E krishtera jonë e mirë ndjeu gjakun t’i ngjitej në kokë. Të merrej me pesë njerëz në kohën që pristi Kishtin? Dhe në qoftë se vdiste befas çfarë të bënte. Shtrëngoi zemrën e saj dhe e përzuri gruan e ve!
– Ditë tjetër! Nuk kam kohë sot! Nuk mund!…- i tha.
Gruaja e ve u largua e mërzitur…dhe e krishtera jonë e mirë pret, pret Krishtin. U errësua dhe Krishti nuk erdhi. Sa më shumë minuta kalonin aq më shumë rritej agonia e saj.
Erdhi mesnata dhe u kthye dita dhe pesimiste tha:
Krishti im, përse nuk erdhe siç më premtove? Unë të prita!…Atëherë ajo dëgjoi zërin e Krishtit t’i përgjigjej:
– Erdha tri herë dhe më përzure. “Me të vërtetë po ju them gjithë sa nuk ia bëni njërit nga këta më të vegjël këtë nuk ma keni bërë as mua” përse i harrove këto fjalë të Miat?
Sa fjalë të frikshme! Sa gjë me përgjegjësi që është kundërshtimi i vëllezërve tonë më të vegjël, pasi Krishti na thotë se është i fshehur në fytyrat e tyre!
Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
Mëshira