Tregime dhe histori nga jeta tjeter
Kini kujdes vëllezër të kujtoni orën e vdekjes tuaj
Ngjarjen që do t’ju tregoj, e gjeta të shkruar në një libër të shkruar me dorë në një nga Manastirët e Malit të Shenjtë dhe ja tregon autorit, infermjeri i atëhershëm i Manastirit, Kirilli.
«Në vitin 1918 kisha në spital vëllanë, At Isiqion, origjina e të cilit ishte nga Epiri, dhe vdiq në moshë 58 vjeç. Kur u afrua ora e vdekjes së tij, mjaft vëllezër i qëndruan pranë dhe e ngushëllonin, ai rënkoi thellë dhe tha këto fjalë që dilnin nga thellësia zemrës së tij:
«Kini kujdes, vëllezër, gjithmonë kudo që të jeni të kujtoni orën e vdekjes, sepse po ta kujtoni do t’ju shkaktojë frikë dhe nëqoftëse si njerëz mëkatuat keni kohë për t’u rrëfyer edhe t’ju falën mëkatet. Unë i mjeri, nuk e kujtoja vdekjen edhe shumë mëkate kam bërë dhe nuk jam penduar siç duhej të bëja që të më faleshin. Ja, pra tani ju dorëzova dragoit, dhe pak e nga pak më përpin; tani ka aritur deri në mesin tim…» Dhe duke thënë këto me të qara dhe i dëshpëruar, dorëzoi shpirtin e tij tek i ligu.
Botuar nga “Kosherja Ortodokse”