/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Thanasi i Aleksandrisë

Shën Thanasi i Aleksandrisë

Shën  Thanasi i Aleksandrisë

 

Shën Thanasi  lindi në vitin 295 pas Krishtit nga prindër të devotshëm por  të varfër  dhe ky ishte shkaku që Shën Thanasi  nuk mundi të vazhdonte studimet e larta.Por Perëndia i mëshirshëm i dhuroi merita të cmuara shpirtërore.Pasi mbaroi shkollën fillore,vazhdoi vetë të studionte duke arritur në nivelet më të larta të dijes dhe urtësisë.
Që në moshë të re Shën Thanasi shfaqi thirrjen që kishte nga Perëndia.U dorrëzua dhjak nga Patriarku i Aleksandrisë kur ishte 25 vjec.Shkoi bashkë me Patriarkun në Sinodin e parë Ekumenik,në vitin 325 pas Krishtit në Nikea.
Në vitin 328 pas Krishtit, Shën Thanasi u zgjodh Patriark i Aleksandrisë.Gjatë këtyre viteve kishte një luftë të tmerrshme nga përkrahësit e dogmës së arianëve por arriti dhe doli fitimtar nga të gjithë kurthet e tyre dhe nga dënimet e internimeve që i vunë falë besimit të madh që kishte te Perëndia dhe nivelit të lartë shpirtëror.
Ndërroi jetë në vitin 373 pas Krishtit.
Kisha jonë kremton Shën Thanasin më 18 Janar.
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 
 

Shën  Thanasi i Aleksandrisë