Thënie të Shën Isaakut të Siros
Kush qetëson njerëzit,kënaq Perëndinë !….
Mos kërko të të nderojnë .Kush kërkon nderime,largohet prej tij nderi.Kush i shmanget nderimeve,nderi e ndjek dhe bëhet predikues i përulësisë së tij.
Shoqërohu me njerëz të thjeshtë sepse dhe mësimet e tyre janë të dobishme.Mos u tall dhe mos ki pështirë ata që janë të lënduar.Vlerësoje të afërmin tënd më tepër se vlerat që ka,lavdëroje për ato që nuk ka sepse kështu kuron mangësitë e tij.
Ki kujdes të mos kontrrollosh asnjë për asgjë.Dashuria nuk zemërohet dhe as kontrrollon gjë me pasion!……
Kur nuk i shmangesh shkaqeve,i lë terren armikut të të luftoj.Studimi i Shkrimit të Shenjtë largon kujtimet dinake.
Shmagiu trimërisë ndaj të tjerëve.Mos ndërprit atë që është duke u folur.Konsideroje veten më të vogël se të gjithë. Mos u zgjat me cilindo me biseda.Ha dhe pi pak nga të gjitha .Mos ec duke u nxituar pa arsye.Fol me maturi!…
Ki shok ata që kanë frikë Perëndie.Fshih nga të tjerët sekretet dhe luftën që të bëhet!…..
Përbuzu por mos përbuz të tjerët.Le të të bëhen padrejtësi por ti mos i bëj padrejtësi askujt.Mos duaj gjërat e kësaj bote. Jep lëmoshë tek të gjithë .Mos fol shumë,mos u grind,mos bashkëjeto me krenar!……
Përkthyer nga N. Ikonomi