Thënie të Shën Isaakut të Siros vazhdim 2
Njerëzit urrejnë varfërinë,ndërsa Perëndia shpirtin krenar.
Tek njerëzit është nder pasuria,tek Perëndia përulësia dhe shpirti i penduar.
Kur jeton me virtyte do kesh ngasje.Kush nuk beson te Perëndia, i trembet akoma dhe hijes së vetë.
Mësimet e Perëndisë janë më të cmuara se gjithë thesaret e botës,sepse kush i ruan,gjen Perëndinë.
Ai që dëshiron vullnetin e Perëndisë,ka udhëzues ëngjëjt.Kush duron me përulësi shpifjet,ka arritur përsosmërinë dhe admirohet nga ëngjëjt.
Humbe maturinë? Përderisa këmbëngul tek prostitucioni,Perëndia nuk e pranon lëmoshën tënde.
Ji gojëëmbël dhe do i kesh të gjithë miq.
Ngasjet na s’provojnë dhe na forcojnë virtytin.Ndryshe virtytet do ishin të paprovuara dhe të rreme.
Ngasjet të ndihmojnë të fitosh urtësinë e Shpirtit të Shenjtë.Besimi te Perëndia të udhëzon te përbuzja e ngasjeve.
Përkthyer nga N. Ikonomi