Dashuria për armikun
Një oficer kalonte një natë mbi kalin e tij në një fushë beteje.Dëgjoi një rënkim.Një ushtar i ushtrisë kundështare i plagosur rëndë,i kërkoi ujë. Oficeri nxorri pagurin e tij dhe duke ia drejtuar ushtarit që kishte me vete e urdhëroi t’i jepte të plagosurit.Në momentin që ushtari u përul t’i jepte ujë,i plagosuri nxorri armën dhe i gjuajti oficerit.Goditja e tij ishte e dështuar dhe oficeri nuk pësoi asgjë.Edhe pas shtënies oficeri përsëriti të njëjtat fjalë: “jepi të pij “.
Sa i lartë ishte veprimi i oficerit!
Duhet shumë heroizëm për të treguar me vepra dashurinë për armikun.
Fjala e Perëndisë kështu e do secilin të krishterë.
“Por nëse armiku yt ka uri,jepi të hajë, nëse ka etje jepi të pijë.Duke bërë kështu do të grumbullosh thëngjinj të ndezur mbi kokën e tij.”( Rom.12:20).
Kjo është madhështia e Krishtërimit.Dashuri jo vetëm për ata që na duan por vecanërisht për ata që na urrejnë.Dashuri për të gjithë por vecanërisht për armiqtë tanë.
Përkthyer nga A. Marini