Shën Paisio -Urata e prindërve
Pasuria më e madhe në botë është urata,bekimet që japin prindërit.Ashtu si dhe në jetën murgjërore bekimi më i madh është të marrësh uratën e Igumenit.Ndaj thonë:” t’ju kenë lënë uratën prindërit “.
Me kujtohet një grua e ve e cila kishte katër fëmijë.Qante dhe më thosh : ” do vdes me merakun se nuk martova asnjë prej fëmijëve.Lutu për fëmijët e mi.
Bëra vazhdimisht lutje por asnjë ndryshim.Dicka nuk shkonte mirë .Fëmijët thonin se u kanë bërë magji,por dukej që nuk ishte magji.
“Ju mallkonte nëna ?”,i pyeta.Po mu përgjigjën,kur ishim të vegjël bënim shumë rrëmujë dhe shumë zhurmë dhe nëna na thoshte gjithmon :”ngelshit si trungu,kështu ngelshit”.Gruaja e gjorë ishte e ve dhe fëmijët e lodhnin dhe e mundonin shumë dhe i mallkonte.
Shkoni pra i thashë dhe flisni me nënën tuaj që të pendohet dhe të shkoj të rrëfehet.Dhe që nga ky moment t’ju japi vetëm bekime.
Brënda një vit e gjysmë u martuan të katërt.
Përkthyer nga A. Marini