/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Predikimi i Ungjillit

Predikimi i Ungjillit

Predikimi i Ungjillit

 

(Mtth: 25:14-30)

Qëllimi i paravolis së talandave për të cilën na flet  ungjillori Mattheu,është të tregohemi të vëmendshëm dhe të jemi në  gadishmëri në ardhjen  e Zotit tonë . Të mos jemi të plogësht por vazhdimisht aktiv duke shtuar talandet – dhuratat që na ka dhënë Perëndia.
Paravolia përqëndrohet më tepër te  shërbëtori i tretë,të cilin zotëria e tij e quan “të  lig ” dhe “përtac “,ndërkohë kur dy shërbëtorët e tjerë i quan” të mirë ” dhe “besnik ” sepse ata dyfishuan talandet që i dha i zoti.
 21 I zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik. Mbi të pakta ishe besnik, mbi të shumta do të të vë. Hyr në gëzimin e tët zoti.(Mtth:25:21)
Ndërsa shërbëtori i tretë e fshehu talandën e të zotit dhe nuk i kushtoi rëndësi.Nuk u përpoq për të dyfishuar atë dhe për këtë arsye u dënua nga i zoti.
-Pse ishte kaq i rëndë gabimi i shërbëtorit,  sa i zoti ia morri prap talandën dhe e dënoi?Një talandë i dha i zoti  dhe po atë i ktheu shërbëtori .Përse i foli ashpër dhe e dënoi ?
Qëndrimi i zotëris së tij  ishte i ashpër sepse shërbëtori naiv dhe  përtac dëmtoi jo vetëm veten por dhe shumë të tjerë.Ndër shumë dhurata që të ka falur Perëndia ,nuk mund të përdorësh vetëm një ,p sh mirësinë. Dashuria, ndihma,sakrifica dhe dija jote mund të ndihmojnë ata që të rrethojnë. T’i pëdorësh dhuratat që të jepen nga Perëndia  duke i vënë ato në dobi të  të tjerëve.Ndihmë nuk është vetëm kur ofrojmë nga ana ekonomike.Mund të mos kemi mundësi të mëdha të  ndihmojmë me  të ardhura,por kemi shumë raste dhe mundësi  të ndihmojmë të tjerët .Një ndihmë sado e vogël mund të jetë për dikë një shpresë e madhe .Shumë herë një heshtje dhe një mirëkuptim nga ana jonë në debat me nënën ,miqtë apo bashkshortin,ofron shplodhje dhe qetësim tek ai.Ky xhest i vogël i jep forcë tjetrit  të përballoj lodhjen dhe mërzitjen.   Shumë mund të thonë se :është e pamundur të ndryshoj shoqëria nga ne.Shumë e drejtë por nëse tregohemi me maturi cdo ditë ,do  vërtetojmë se veprat tona të vogla,dita me ditën do bëhen më të mëdha.Jeta jonë është një garë në të cilën mund të marrin pjesë të vegjël e të mëdhenj,të varfër dhe të pasur.Sepse akoma dhe një  talandë e vetme ndihmon të dalin në pah aftësitë tona .Le të mendojmë sa ndryshe do ishte bota,shoqëria  në të cilën jetojmë nëse talendet-aftësitë-dhuratat që na dha Perëndia i vlerësojmë, i dyfishojmë dhe i shfrytëzojmë në dobinë tonë e jo t’i groposim në haresë dhe në përbuzje.
 
 
Përkthyer nga A. Avrami
 
 

Predikimi i Ungjillit