/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Gjendjet e zemrës

Gjendjet e zemrës

Gjendjet e zemrës

 

Kur njeriu pranon diçka hyjnore zemra e tij ngazëllohet, kurse kur pranon diçka djallëzore zemra e tij trazohet.

Atëherë kur zemra e të krishterit pranon diçka nga Perëndia nuk kërkon një siguri nga jashtë se kjo gjë ishte nga Zoti. Bindet nga vete kjo energji se mori diçka hyjnore. Dhe kjo gjë ridodh sepse ndjen se “frytet e Shpirtit të Shenjtë janë dashuri, paqe, gëzim, durim, mirësi, mirëdashje,besim, butësi, vetëkontroll.

Dhe madje edhe kur satanai shëndrohet në ëngjëll drite apo shfaq mendime që duken të mira, zemra do të ndjejë diçka të papërcaktuar, turbullim mendimesh dhe përshtjellime ndjenjash.

Shën Makari i Egjiptit na shkruan:

– Madje, edhe kur djalli të na shfaqë vegime të shndritëshme, ai nuk mund të shkaktojë një situatë të qetë të zemrës. Nga kjo gjë njihen veprat e tij.

– Nga gjendjet e ndryshme të zemrës njeriu mund të kuptojë se çfarë është nga Perëndia dhe çfarë është nga djalli.

– “Nga gjendja shpirtërore – thotë Shën Grigor Sinaiti – mund të kuptosh në qoftë se drita që u  shfaq në shpirtin tënd është hyjnore apo satanike.

 

Fragment nga libri “Shën Serafimi i Sarov”

Botuar nga “Kosherja Ortodokse”

 

Gjendjet e zemrës