/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Thënie të Shën Isaakut të Siros

Thënie të Shën Isaakut të Siros

Thënie të Shën Isaakut të Siros

Cilin bëre shok në qiell që të të pres kur të ikësh nga kjo botë?
 Tek toka e kujt punove që të të paguaj shpërblimin?
 Derdh lot që të mbështetet tek ty Shpirti i Shenjtë duke të pastruar ndotjen e zemrës. 
 
As demonët,as elementët e natyrës,as njerëzit e këqij dhe as egërsirat nuk mund të na dëmtojnë pa dëshirën e Perëndisë.Sepse nëse këto nuk do ishin të kontrolluara nga Perëndia,nuk do kishte ngelur njeri gjallë.
 
Tek ata që kanë ngasje të forta,dëshiron Perëndia të  japë (dërgoj) urtësinë dhe Hirin e Tij!…..
 
Kush dëshiron botën,nuk do Perëndinë.Kush “shoqërohet” me botën,nuk mund të “shoqërohet” me Perëndinë.Kush përkujdeset  për gjërat e kësaj bote,nuk përkujdeset për të Perëndisë!…..
 Kush përkujdeset më tepër sec duhet për truporet,lë mënjanë dashurinë e Perëndisë.
 
Ai që vuan për drejtësi bëhet pjesëtar i pësimeve  të Krishtit.
 
Dije se pa ngasje ndodhesh larg rrugës së Perëndisë dhe nuk ecën në gjurmët e Shenjtorëve.

 

                                                                                                      Përkthyer nga N. Ikonomi

 

                                                                                                                                                                                             Thënie të Shën Isaakut të Siros