E Shtuna e shpirtrave
Që nga vetë fjala kuptojmë se kjo ditë i është përkushtuar të fjeturve (të vdekurve), shpirtrave të tyre.
Njeriu nuk është vetëm trupi, që është në lëvizje, që punon, që gëzon, që vuan, që plaket dhe që vdes. Është edhe shpirti i pavdekshëm që është i lidhur me trupin për aq kohë sa ai jeton. Por kur trupi vdes, shpirti vazhdon të jetojë dhe mbetet i pavdekshëm.”Transferohet”, cohet në botën e padukshme të shpirtrave.
Kisha jonë, si një nënë e dhembshur, nuk lutet vetëm për ata që jetojnë në këtë botë por edhe për bijtë e saj që kanë vdekur dhe shpirti i të cilëve ndodhet në botën shpirtërore. Ky mësim është një e vërtetë bazë e besimit tonë orthodhoks. Shumë njerëz vdesin papritur, dhe të tjerë duke pasur mangësi dhe difekte në virtyte. Kisha është ndihmëse dhe ngushëllimtare e këtyre shpirtrave. “Të mendojmë për të fituar shpirtrat e të vdekurve tanë”, thotë Shën Athanasi. “T’i japim ndihmën e duhur, të bëjmë bamirësi, te ofrojmë për ta sepse kjo gjë u jep prehje dhe ndihmë”.
“Sepse këto nuk u vendosën rastësisht, por nga nxënësit dhe apostujt e Zotit tonë. Iu dorëzuan Kishës që prifti t’i kujtoje gjatë Mistereve besimtarët e parafjetur”, na thotë Shën Joan Gojarti. Shton gjithashtu se “ata që harrojnë dhe i shmangen lutjeve për të vdekurit, do kenë pëgjegjësi dhe mëkat”.
Përkujtimoret, bamirësitë dhe sa bëhen për të vdekurit, kanë shumë rëndësi për ata që vdiqën në luftë, nga fatkeqësi, në vende të shkretuara, dhe sidomos kanë shumë rëndësi për ata që nuk kanë se kush t’i kujtoj dhe të lutet për shpirtin e tyre.
Kisha jonë lutet për “gjithë etërit dhe vëllezërit tanë të parafjetur” sepse njeh dhembshurinë e Perëndisë.
Kisha jonë kremton dy herë të Shtunën e Shpirtrave, dhe kujton gjithë të krishterët që kanë ndëruar jetë. Fjala e Shtunë, në gjuhën hebraisht do të thotë prehje, dhe për këtë arsye u caktua pikërisht kjo ditë.
E Shtuna e parë e Shpirtrave u përcaktua nga etërit për gjithë vëllezërit tanë të parafjetur, të cilët vdiqën në rrethana të ndryshme dhe nuk u bë për ta përkujtimore dhe lutje gjatë varrimit dhe ditëve të tyre.
E Shtuna e dytë e Shpirtrave kremtohet nga Kisha jonë nëntë ditë pas Ngjitjes së Zotit tonë Jisu Krisht në qiell, d.m.th. të Shtunën para Pendikostisë.
Në këtë përkujtimore Kisha jonë nuk lutet vetëm për të krishterët por për të gjithë të parafjeturit që nga Adami e deri më sot. Lutet për ta duke kërkuar nga Krishti që u ngjit në qiell, dhe rri në të djathtë të Atit, t’i bëj të denjë të kenë “mbrojtje të mirë përpara gjykatores së Tij”, t’i vendos në të djathtë të Tij, bashkë me të drejtët dhe shenjtorët e Tij.
Amin
Përkthyer nga A. Marini