/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Dyzet dëshmorët e Sebastisë

Dyzet dëshmorët e Sebastisë

Dyzet Shenjtorët e Sebastisë

 
 
Sot Kisha jonë kujton dyzet shenjtorët që u martirizuan në ujrat e ngrirë  të liqenit nga përndjekësi Agrikola.Të dyzet Shenjtorët bënin pjesë në ushtrinë e Likinios.Por kur Likinio filloi përndjekjet ndaj të krishterëve,ai i arestoi menjëherë të dyzet ushtarët dhe i dërgoi për gjykim te Agrikola. Si fillim Agrikola i lavdëroi për shërbimin që ofronin dhe premtoi t’i jepte grada,lavdi dhe pasuri në rast se mohonin Krishtit dhe u përuleshin idhujve.Por një prej ushtarëve, Kandhidho i përgjigjet: “Ju falenderojmë për nderimet që na jepni,por Krishti në të cilin ne besojmë na mëson se te cdo zotëri duhet të  japim atë që i takon.Prandaj ndaj mbretit bëjmë bindje ushtarake. Por përderisa ne  duke ndjekur ungjillin  nuk e dëmtojmë shtetin por përkundrazi jemi të dobishëm për të ,pse gjykohemi për besimin tonë,besim që na edukon të tillë karakterë dhe na  drejton në vepra të mira?”
Agrikola e kuptoi se me këtë mënyrë ishte e pamundur t’i binte dhe urdhëroi të fillonin torturat.
Një natë të ftohtë dimri i hodhën në ujrat e ngrirë të liqenit.Ishte shumë ftohtë dhe trupat e tyre filluan të nxiheshin por ushtarët inkurajonin njëri -tjetrin duke thënë :” i ashpër dimri por më e ëmbël parajsa. Le të durojmë pak akoma dhe brënda një nate do fitojmë gjithë përjetësinë”.
Ndërsa tortura në ujrat e ngrirë të liqenit vazhdonte,njëri prej ushtarëve nuk duroi dot dhe doli nga uji.Menjëherë  vendin e tij e zuri ushtari që i ruante  sepse kishte parë që gjatë kohës që ata duronin në ujrat e ngrira, në kokat e tyre shkëlqente kurorë e shndritshme.Pohoi menjëherë besimin e tij te Krishti Perëndi dhe u bashkua me 39 ushtarët e tjerë. Nëna e ushtarit më të ri në moshë qëndronte atje duke i dhënë djalit forcë dhe kurajo me këto fjalë :”Duro edhe pak  dhe do jesh bir i Atit qiellor.Mos u tremb sepse Krishti është ndihma juaj.Të gjitha i përballuat me trimëri.Gëzim do të keni pas kësaj,prehje dhe ngazëllim.Të gjitha këto do i shijosh sepse do jesh pranë Krishtit dhe do ndërmjetosh tek Ai për mua që të linda”.
Pasi i lanë gjithë natën në liqenin e ngrirë,ditën tjetër i nxorrën pothuajse të vdekur në breg dhe  i thyenin gjymtyrët.
Lipsanet e tyre të shenjtë u gjendën në një greminë nga disa të krishterë të cilët i morrën dhe i varrosën me nderime.
Kisha jonë kujton kremtimin e dyzet ushtarëve -Shenjtorëve më 9 Mars.
 
 
 
Përkthyer nga A. Marini 
 
 
 

Dyzet dëshmorët e Sebastisë