Thënie të Shën Paisios
“Njerëzit e varfër të cilët nuk kanë të hanë,nëse nuk grinden e ankohen,do kenë të njëjtin shpërblim me asketët që përpiqen nëpër male ose në qelitë e tyre.Sepse këta ushtrohen me dëshirë dhe kjo gjë ia lehtëson shumë mundimin.Unë p.sh nëse bëj dicka,e bëj me dëshirë,është zgjedhja ime dhe kjo më bën të mos e kuptoj shumë vështirësinë.Ndërsa ata të vuajtur kanë uri pa e dëshiruar ndaj dhe vështirësohen shumë.Për këtë arsye Perëndia mund t’u japi shpërblim akoma me të madh dhe se asketët”.
“Provat e mëdha të të tjerëve janë ilaci më i mirë për ne.Unë c’farëdo të kem,them “Lavdi Zotit”.Do mund të isha i paralizuar dhe mos të lëvizja fare.Ç’farë do bëja atëherë? Lavdi Perëndisë,tani jam si mbret”.
“Ta jetosh dhimbjen që ke sikur ajo nuk ekziston”.
“Sa më shumë mundohesh,aq më tepër gëzim dhe aq më tepër hir do marrësh nga Perëndia “.
Përkthyer nga N. Ikonomi