/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 Ungjilli i të Djelës

 

(Mtth.6:14-21)
 
14 Sepse nëse ua falni njerëzve fajet e tyre, do t’jua falë edhe juve Ati juaj qiellor. 15 Po nëse nuk ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati juaj nuk do të falë fajet tuaja.

16 Edhe kur të agjëroni, mos u bëni të vrenjtur si hipokritët; sepse ata prishin fytyrat e tyre, që të duken ndër njerëzit se agjërojnë. Me të vërtetë po ju them juve, se ata e kanë marrë pagën e tyre. 17 Por ti, kur të agjërosh, lyej kryet tënd, dhe laj fytyrën tënde; 18 që të mos dukesh tek njerëzit se agjëron, por tek Ati yt, që është në të fshehtë; dhe Ati yt që sheh fshehurazi, do të ta shpërblejë ty haptas.

19 Mos mblidhni thesarë për veten tuaj mbi dhe, ku krimbi dhe ndryshku i prish, edhe ku vjedhësit rrëmojnë dhe vjedhin. 20 Po mblidhni thesarë për veten tuaj në qiell, ku nuk i prish as krimb as ndryshk, edhe ku vjedhësit nuk rrëmojnë as vjedhin. 21 Sepse ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj. 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ungjilli i të Djelës