/ Jeta Liturgjike / Lutje që Zoti të hyjë në shtëpinë e zemrës sime

Lutje që Zoti të hyjë në shtëpinë e zemrës sime

Lutje që Zoti të hyjë në shtëpinë e zemrës sime

 

Hyr, Zot Jisu, në shtëpinë e zemrës sime. 

Më ndihmo që me anë të pendimit të flak mëkatetqë e kanë bërë rrëmujë jetën time dhe nuk kanë lënë vend për Ty. 

Kush tjetër, veç Teje, mund të largojë zbrazëtinë e jetës sime? 

Kush tjetër, veç Teje, mund të largojë vetminë e tmerrshme, frikën e brendshme, fajin, pasigurinë – të gjitha këto, paga të mëkatit, –  që ma bëjnë jetën të errët? 

Eja, Zot Jisu, unë e hap derën, vërsho tek unë me faljen dhe paqen Tënde, me praninë dhe plotësinë Tënde. Hyr tani dhe depërto si Zot. 

Unë të hap çdo derë të shtëpisë së zemrës sime, që Ti të mund të mbushësh çdo dhomë me praninë Tënde të hirshme dhe të fuqishme, sepse unë tani e kuptoj, Zoti im, se Bethlehemi i vërtetë ku Ti erdhe të lindesh është zemra ime. 

Ja, pse Ti qëndron aty duke trokitur.  Eja, Zot, eja. Amin.

 

Fragment nga libri “O Zot dëgjo lutjen time”

Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Lutje që Zoti të hyjë në shtëpinë e zemrës sime