/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mesazhe shpirtërore

Mesazhe shpirtërore

 Mesazhe shpirtërore

 

Përulësia

Njeriu i përulur dhe i penduar,ai i cili dal ngadalë fillon të hyjë në rrugën e Perëndisë,  rilind brënda vetes.Fillon i shikon të gjithë si të shenjtë,(pa menduar keq për të tjerët),sepse shikon me sy të tjerë.
Shenjtorët janë shembujt tanë.Tek ata ne vertetojmë atë që Perëndia ka bërë për  njeriun.
Kur dëshiron të merresh me një sport përpiqesh, stërvitesh dhe mundohesh shumë.Nuk mund të bazohesh te miqësitë dhe te të njohurit por bazohesh te përpjekjet e tua.Gjithashtu nuk mund të përparosh pa pasur një drejtues,një tranier.
Shumë më tepër përpjekje kërkohet në jetën shpirtërore.
E keqja jonë është se nuk e kërkojmë Perëndinë.Të pakët janë ata që e kërkojnë Perëndinë me përulësi,me pendim dhe me lutje.Të tjerët ndihen të sigurt në qetësinë dhe në paqen që kanë dhe mjaftohen me kaq.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Mesazhe shpirtërore