/ Predikime-Katekizma- Artikuj / E Mërkura e Madhe

E Mërkura e Madhe

E Mërkura e Madhe 

Të Mërkurën e Madhe,dy ditë para kryqëzimit të Zotit tonë Jesu Krisht,kujtojmë veprimin e gruas mëkatare  e cila  e lyeu Jesu Krishtin me miro.
(Mth.26:6-13)
“Edhe kur ishte Jisui në Betani, në shtëpinë e Simon lebrozit, 7 erdhi pranë tij një grua që kishte një alabastër me miro shumë të shtrenjtë dhe e derdhi mbi kryet e tij, ndërsa ishte duke ndenjur në tryezë. 8 Edhe nxënësit e tij kur panë, u zemëruan, e thanë: Përse kjo humbje? 9 Sepse kjo miro mund të shitej shtrenjtë, edhe t’u jepej të varfërve. 10 Edhe Jisui, si kuptoi, u tha atyre: Përse e mundoni gruan? Sepse kjo bëri punë të mirë tek unë. 11 Sepse të varfërit i keni përherë me veten tuaj, po mua nuk më keni përherë. 12 Sepse kjo, kur derdhi këtë miro mbi trupin tim, e bëri këtë për futjen time në varr. 13 Me të vërtetë po ju them juve, kudo që të predikohet ky ungjill në gjithë botën, do të flitet edhe ç’bëri kjo, në kujtim të saj.”
Gjithashtu sot në mbrëmje kryhet dhe Misteri i Efqelis.(Shenjtërimi i vajit).
Kisha Vendosi të kryhet Misteri i Efqelis pikërisht këtë ditë,të Mërkurën e Madhe,në dobi të besimtarëve që  të kenë gjithmon parasysh shëmbullin e gruas mëkatare  e cila me veprimin e saj tregoi përulësinë dhe adhurimin që kishte për Jesu Krishtin.
Pjesëmarrja në Misterin e Efqelis dhe lyerja me vajin e shenjtëruar është  shërim për shpirtin dhe për trupin tonë.
 
 
Përgatitur nga N. Ikonomi
 
 

E Mërkura e Madhe