/ Jeta Shpirtërore / Pendimi

Pendimi

Pendimi

 

Një i ri u shthur, por u pendua kaq shumë saqë la botën dhe u bë murg. Bëri një kasolle në shkretëtirë dhe qante përditë, me shumë dhimbje, për mëkatet e tij. Nuk mund të ngushëllohej dot me asgjë. 

Një natë, iu shfaq në gjumë Jisui, i rrethuar nga dritë qiellore. Vajti pranë tij me mirësi. Çfarë ke o njeri që qan me kaq dhimbje? – e pyet me zërin e Tij të ëmbël. 

Qaj o Zot sepse rashë, – tha mëkatari me dëshpërim. Po atëherë ngrihu. Nuk mundem vetëm o Zot. 

Atëherë, Mbreti i dashurisë zgjati dorën e Tij Hyjnore dhe e ndihmoi të ngrihej. Megjithatë ai nuk pushonte së qari. 

– Tani pse qan?

  – Më vjen keq, o Krishti im, sepse të hidhërovë. Harxhova pasurinë e Hireve të Tua në plangprishësi.

Zoti njeridashës, vuri dorën e Tij me dashuri tek koka e mëkatarit dhe i tha me gaz:

– Meqë ty të vjen kaq shumë keq për Mua, Unë nuk hidhërohem më për të kaluartat. I riu ngriti shikimin e tij për të falenderuar Shpëtimtarin e tij por Ai nuk ishte më aty. Në vendin ku kishte shkelur ishte formuar një kryq i ndritshëm dhe shumë i madh. I çliruar tani nga barra e mëkatit, i riu ra për tokë dhe u fal tek Kryqi. 

Me mirënjohje në shpirt pas atij vizioni, i riu përsëri zbriti në qytet, për t’u bërë tani predikues i zjarrtë i pendimit dhe për të udhëhequr tek Krishti shumë të shthurur të tjerë.

 

Marrë nga libri “Mësime shpirtërore”

 

Pendimi