/ Problematika Moderne / Berberi dhe Perëndia !

Berberi dhe Perëndia !

Berberi dhe Perëndia !

 

Një herë shkoi një burrë te berberi për nevojat që kishte.Gjatë kohës që berberi i priste  flokët diskutonin për shumë tema të ndryshme.Një moment  filluan të diskutojnë për ekzistencën e Perëndisë.Mendimi i berberit ishte se Perëndia nuk ekziston.
>> -Përse mendon kështu ? ,e pyeti klienti.
>> -“Thjesht dil jashtë dhe do kuptosh që Perëndia nuk ekziston, i përgjigjet berberi dhe vazhdon duke i thënë:nëse ekziston Perëndia më thuaj pse ka kaq njerëz problematik ? Pse ka kaq fëmijë të braktisur?
>> Nëse Perëndia  do ekzistonte në të vërtetë,nuk do të kishte në botë as dhimbje dhe as mjerim.Nuk arrij ta imagjinoj një Perëndi i cili ka dashuri, të lejoj të ndodhin të gjitha këto.”
>> Klienti e dëgjoi i menduar por nuk iu përgjigj për të mos i ndërprerë fjalën.
>> Njëkohësisht kishte mbaruar shërbimin ndaj klientit dhe ai u largua.Por sapo doli jashtë pa një burrë me flokë të gjatë,të pakrehur, të palarë dhe  me mjekër gjithashtu të gjatë dhe të ndotur.
>> Klienti hyri përsëri  brënda dhe i thotë berberit :-Dua të të them se berberët nuk ekzistojnë.
>> -Si është e mundur ta thuash këtë,kur unë jam këtu dhe sapo të shërbeva?!, e pyeti i cuditur berberi.
>> -Jo, jo nuk ekzistojnë, sepse nëse do ekzistonin nuk do të kishte në botë njerëz me flokë të gjatë dhe të pakrehur si ai që shoh tani jashtë.
>> -Por berberët ekzistojnë në të vërtetë, i përgjigjet përsëri berberi.Këta njerëz janë kështu  sepse nuk vijnë te unë dhe jo se nuk ka berber!
>> -Pikërisht kështu!, i përgjigjet dhe klienti.”Perëndia gjithashtu ekziston !”Dhe gjithë ato që përmënde ndodhin kur njerëzit nuk shkojnë tek Ai dhe nuk kërkojnë ndihmë prej Tij.
>> Prandaj ekziston kaq dhimbje dhe mjerim në botë.

 

Përkthyer nga A. Avrami

 

Berberi dhe Perëndia !