Si e nxorri nënën e tij nga ferri
Episkopi i Kiros, Theodhorito, tregon se një herë e vizitoi një vëlla që vinte nga shumë larg. Kur i shtroi për të ngrënë, Episkopi pa se përdorte vetem dorën të majtë për të ngrënë, ndërsa dorën e djathtë e kishte të mbështjellë me një copë raso.Episkopi e pyeti,përse e ka dorën të mbështjellë, por ai iu shmang përgjigjës. Episkopi tërhoqi pak copën e rasos nga dora e tij, dhe menjëherë doli një erë e keqe që mbushi jo vetëm dhomën, po gjithë shtëpinë e Dhespotit. Pyetjes çfarë i ka ndodhur dhe mban kaq erë kaq të keqe dora e tij, i huaji iu përgjijg:
-Unë, Hirësi, kisha nje nënë shumë të bukur, e cila ngeli e ve në moshë të re. Atëherë isha i vogël. Për arsye të varfërisë tonë, ndoqi një jetë të çthurur dhe me paret që nxirrte jetonim. Kur arrita në moshën adoleshente, nëna ime vdiq dhe më la shumë pare. Unë duke kuptuar përkohëshmërinë e jetës, të pasurisë, të kënaqësive dhe të lavdisë së kësaj bote, ua ndava ato të varfërve dhe kishave dhe ika për në shkretëtirë duke u lutur për shpëtimin tim, të prindërve të mi dhe të të gjithë botës.
Gjithënjë i lutesha Perëndisë të më informojë nëse i pranoi paret e mia që jau ndava të varfërve për shpirtin e nënës time si mëshirë, apo mos vallë të gjitha sa bëra vajtën dëm?
Shkova në Jerusalem dhe ja tregova këto Patrikut. Ai më tha:
-Biri im, Mirë bëre që i ndave dhe Perëndia i pranoi ato për shpirtin e prindërve të tu, por për informatat që kërkon të mësosh, se ku gjendet shpirti i nënës tënde, nuk ka këtu ndonjë njeri të shenjtë largpamës që të na japë këtë përgjigje. Unë duke marë uratën e tij, shkova në Sketat, e Egjyptit. Atje me të vërtetë njoha Etër dhe Asketë të mirë, të cilët më rekomanduan një Abat asket që jetonte në shkretëtirën e thellë. Më thanë se i vetmi që mund të më ndihmonte ishte ai. Me uratat e tyre u nisa për t’u takuar më të dhe kam udhëtuar tridhjetë ditë në shkretëtirë deri sa e gjeta. Pas njohjes tonë i fola për qëllimin e vajtjes time atje edhe ai pasi më ngushëlloi me thjeshtësi dhe embëlsi të madhe më tha:
-Biri im kjo gjë që po më kërkon është shumë e madhe. Por, për mundimin që bëre të vish deri këtu, le t’i lutemi bashkë Perëndisë që të të zgjidhë kureshtjen për shpirtin e nënës tënde.
Doli vetë ai jashtë dhe me shkopin e tij bëri një rreth në tokë dhe më tha:
-Këtu, në këtë rreth do qëndrosh në këmbë për shtatë ditë e shtatë netë rresht. Nuk do hash asgjë, as do ulesh, dhe do t’i lutesh Perëndisë me lotë.
Të njëjtën gjë do bëj edhe unë në shpellën time dhe Zoti i Plotëmëshirshmi le të bëjë dëshirën e Tij.
Kur u ngrys dita e shtatë, fluturoi mëndja ime në qiell dhe pash në krahun tim të majtë një liqen të madh, aq të madh sa shikonte syri im, që ishte plot më papastërti, llum, baltë, dhe erë të padurueshme. Atje brenda pash koka njerëzish, duar e këmbë që herë ngjiteshin dhe herë zbrisnin, njëlloj si ujët kur zien Me këto trazime pash në një moment edhe nënën time në sipërfaqen e liqenit, e cila më njojti dhe filloi të më thërriste.
-Biri im i shtrenjti im, më ndihmo dhe më shpëto. Dhe siç thoshte këto e mbuloi vala përsëri. Herën e dytë e ngjiti deri në gjoks, kështu që gjeti kohën të më lutet përsëri: «I dashur biri im, më ndihmo!… Dhe herën e tretë llumi i papastërt e ngriti lart dhe më tha: «Kij pak dhëmshuri për mua, biri im, mos më lerë në këtë papastërti dhe në torturë e pambaruar të ferrit».
Atëherë unë nga dhimbja e madhe që ndjeva për nënën time, shtriva dorën time dhe e zura nga flokët. Kur vajti të zhytet përsëri, u zhyt edhe dora ime; dhe duke mobilizuar të gjitha forcat e mia e nxora mamanë time jashtë nga ai liqen i qelbur. Atëherë shikoj në të djathtën time një kazan pagëzimi të artë plot me ujë të pastërt. E lava atje brenda dhe i thash të qëndroj atje, ndërmjet disa të rinjve të veshur me rroba që shkëlqenin.
Nëna ime falënderonte Zotin e Lavdisë me lot në sy, puthte me shpresëtari ëngjëjt
e ndritur dhe më falënderonte edhe mua ngrohtësisht.
Në mëngjez, kur u gdhi, erdhi shenjtori asket dhe më pyeti:
-Vëlla, pe ndonjë vizion sonte në lutjen tënde?
-At i shenjtë, pash një vizion të çuditëshëm që nuk do ta haroj kurrë në gjithë jetën time. I tregova me hollësi ato që kisha parë. Atëherë edhe ai më siguroi se kish parë pikërisht të njëjtën gjë dhe falënderonte Perëndinë dhe Shpëtimtarin tonë për dhëmshurinë e Tij të pakufijshme, që nxori shpirtin e nënës time nga Hadi. Por dora ime që u zhyt në atë llum të qelbur, e kishte erën e keqe edhe pas vizionit, prandaj i thash Atit të Shenjtë:
At i çmuar, të lutem ngrohtësisht, bëj lutje tek Perëndia që të heqë këtë erën e keqe nga dora ime.
Edhe ai më tha:
Për këtë, biri im i dashur mos u mërzit. Kështu deshi Perëndia që të ngelet ajo pjesë e pashlyeshme si dëshmi për të informuar të pabesët dhe ata që dyshojnë në ekzistencën e torturave të ferrit dhe të të mirave të Parajsës.
-Po, At i çmuar, thash, por nuk mund ta duroj këtë erë të keqe dhe as njerëzit që më afrohen nuk do të mund ta durojnë. Atëherë murgu i shenjtë preu një copë raso dhe ma mbështolli duke më thënë se kështu do ta mbaj deri sa të jem gjallë. .
Meqënëse u lodhe, vëlla, që të vish deri këtu, do t’i lutem Perëndisë të të ndihmojë në rrugën e kthimit. Dhe me këtë fjalë fryu një erë e fortë e cila shkëputi një re së cilës i tha:
-Në emër të Zotit tonë Iisu Krisht, mere këtë vëlla ta shpiesh në vendin e tij, që t’u tregojë njerëzve çuditë e Perëndisë dhe mëshirën e Tij të pakufijshme.
Sapo mbaroi këto fjalë , mua më mori reja, më ngriti në ajër dhe ashtu si pruri Apostujt në Jesthimani për varimin e Hyjlindësës, në të njëjtën mënyrë më pruri edhe mua jashtë shtëpisë time në Konstandinopojë.
Kjo është Hirësi historia e dorës time edhe arsyeja që e kam mbështjellë me këtë copë raso.
Fragment nga libri “Vizione dhe tregime nga jeta tjetër”
Botuar nga “Kosherja Ortodokse ” Selanik
Si e nxorri nënën e tij nga ferri