Ta duash Perëndinë !
Cfarë të bëj që mbi të gjitha të dua Perëndinë ?
Cilin do më shumë në këtë botë? Nënën apo babain, gruan apo fëmijët? Të gjithë duhet t’i duash.Edhe të afërmit por dhe gjithë njerëzit që na rrethojnë,sipas mësimeve të Ungjillit.Por kush është ai që ta dha nënën,fëmijët dhe të gjithë të afërmit?Perëndia!
Nuk duhet pra ta duash Perëndinë më tepër se të gjithë?Mos harro se të gjithë njerëzit e tu të dashur janë dhuratë e Zotit.
Por edhe nëse të afërmit e tu nuk jetojnë,përsëri ta duash Perëndinë, mbrojtësin tënd, shokun tënd të pa ndarë me gjithë zemrën, shpirtin dhe me gjithë qënien tënde.Ta duash Perëndinë me gjithë forcën tënde të brëndshme.Ta duash Atë me vepra,duke mbajtur porositë e Tij.Ta duash Perëndinë gjithmon, jo vetëm kur të dërgon të mira dhe bekime por edhe kur lejon të të ndodhin fatkeqësi.Ta duash Perëndinë mbi të gjithë e mbi të gjitha.
Përkthyer nga M. Vasili