/ Jeta Shpirtërore / Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!- Vazhdim 2

Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!- Vazhdim 2

Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!- Vazhdim 2

 

Nëse njeriu me të vërtetë dëshiron të njohi Krishtin,mund ta arrij nëpërmjet rrugës së Mistereve që ofron Kisha e Tij.Nëse dëshiron të tallet me veten mund të vazhdoj të mbështesë teorinë e tij se mund ta arrij edhe vetë (pa pjesmarrjen në Misteret e Kishës).

 Deri më sot  nuk njihet asnjë i cili është shenjtëruar larg Kishës!

Të gjitha këto vijnë prej egoizmit.Kur njeriu beson se mundet vetë të shtjelloj Shkrimin e Shenjtë,kur beson se Etërit e Kishës janë më poshtë  se ai,kur beson se është më i zgjuari,më i shenjti se ata (Etërit),kur beson se nuk e ka të nevojshme të pendohet për asgjë sepse nuk ka mëkatuar,kur beson se ai vetë do të shpëtoj,këto fjalë për atë nuk ka asnjë rëndësi.Sepse ka kohë që ka rënë në humnerën e egoizmit dhe të mashtrimit.

Pengesa më e madhe që nuk e lejon njeriun të arrij komunikimin me Perëndinë është pikërisht kjo:Përpiqet ta njohi duke përdorur mënyra të gabuara jashtë Kishës.Lë mënjanë misterin e dashurisë dhe qëndron me dëshirë në sipërfaqe të një besimi shterp i cili thjesht nënkupton “pranimin e ekzistencës së Perëndisë” dhe jo besimin e plotë te Perëndia.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!- Vazhdim 2